• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYETARËT E DEGËVE TË PS/ Rama batuta me Gjiknurin dhe kandidaten e Elbasanit: Po shikoja Ermirën, por ajo nuk bëhet dot…
Home
Politikë

KRYETARËT E DEGËVE TË PS/ Rama batuta me Gjiknurin dhe kandidaten e Elbasanit: Po shikoja Ermirën, por ajo nuk bëhet dot…

11 June, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Elbasan në takimin për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Teksa sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri tha se kryetari i Partisë duhet të jetë babai i asaj shtëpie, ku të gjithë socialistët do të trokasin, Rama i kujtoi se një nga kandidatët për kreun e PS Elbasan është grua dhe se nuk mund të bëhet dot baba i partisë, por kryetare e saj.

“Ky proces synon t’i japë një shtysë të re drejtimit të PS-së në të gjithë territorin, i cili synon që të ripërtërijë dhe njëherë siç kemi bërë dhe në të shkuarën, por me një mekanizëm të ri, strukturën e PS-së në tërësi, i cili synon t’i hapë rrugë më pas procesit të përzgjedhjes së kryetarëve të partisë në të gjitha njësitë bashkiake në të njëjtën mënyrë, por edhe me ndihmën dhe me koordinimin së bashku me kryetarët e partisë që do të zgjidhen në çdo bashki. Dua të bëj vetëm një plotësim pas asaj që tha sekretari i përgjithshëm, i cili foli për kryetarin e partisë si një baba. Kur ai foli për një baba, unë po shikoja Ermirën që është aty kandidate dhe mendoj që ka nevojë të sqarohet kjo sepse ne kemi në këtë proces vajza dhe djem, gra dhe burra dhe jo vetëm kaq, por kemi rënë dakord në kryesinë e partisë socialiste që kudo ku ne kemi kandidatë cilësorë dhe që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në drejtim të partisë që janë dhe burrë dhe grua, dhe vajzë dhe djalë, atëherë në do kemi bashkëdrejtim të partisë siç kemi bërë në nivelin e organizatave dhe mua më vjen keq që bashkëdrejtimi i partisë në nivelin e organizatave ende është i paplotësuar në një pjesë jo të vogël të organizatave si një bashkëdrejtim në barazi gjinore. Aty ku kjo ka ndodhur, ne kemi parë që rezultatet kanë qenë domethënëse”.

“Pra, Ermira nuk bëhet dot baba i partisë Damian, por patjetër që në rast se paraqitja e saj do të jetë e duhura për anëtarët e partisë dhe për komisionin, ajo do të jetë kryetare e partisë. Por në rast se edhe Ermira dhe një nga shokët që janë aty do të përformojnë në mënyrë bindëse, atëherë dhe në Elbasan në bazë të propozimit të komisionit ne do të kemi bashkëdrejtim të PS-së. Kjo për një sqarim. Ne promovojmë në të gjitha nivelet barazi gjinore. Ia kemi parë hajrin sepse sa më shumë gra dhe vajza janë përfshirë aq më mirë kanë shkuar punët e partisë. Për këtë arsye është e rëndësishme që të mos e harrojmë asnjëherë dhe mos ta quajmë kryetarin e partisë gjithmonë një figurë detyrimisht figurë babe”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Fermerët shqiptarë rikthehen tek mbjellja e drithërave
Previous article TRUPI I DEKOMPOZITUAR I NJË MASHKULLI NË MALET E KOLONJËS/ Banorët: U gjet nga barinjtë, nuk kemi dijeni për…

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT