• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NATA E SHNA NDOUT NË LAÇ/ Policia masa për 12 dhe 13 qershorin, si do kufizohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve
Home
Aktualitet
Kronikë

NATA E SHNA NDOUT NË LAÇ/ Policia masa për 12 dhe 13 qershorin, si do kufizohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve

11 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në kuadër të zhvillimit të pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout” në Laç, ka hartuar një plan të detajuar masash që konsistojnë në garantimin e rendit e sigurisë, në parandalimin e konflikteve apo ngjarjeve të tjera kriminale, menaxhimin e trafikut të rënduar dhe parandalimin e aksidenteve, me qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin sa më normal të aktivitetit fetar në këto 2 ditë.

Po në vijim të këtyre masave, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve si dhe numrit të lartë të njerëzve pjesëmarrës në pelegrinazh, janë përcaktuar një sërë kufizimesh të rrugëve për lëvizjen dhe parkimin e automjeteve.

Konkretisht:
– Nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë :
▶️ Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”
▶️Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”
▶️Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”
▶️Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë.

▶️Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave” do të jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
▶️Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
▶️Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Po në vijim të këtyre masave të marra, Drejtori Vendor i Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, ka marrë pjesë në një takim të zhvilluar me Kryetaren e Bashkisë Kurbin Zj. Majlinda Cara si dhe të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore, ku në fokus të diskutimeve, kanë qenë bashkëpunimi për të reaguar dhe menaxhuar për çdo problem dhe situatë që mund të shkaktohet.

Gjithashtu, Drejtor Bushati, ka zhvilluar një takim edhe te Kisha e “Shna Ndout” në Laç me Pater Prelen, ku është biseduar mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm dhe koordinimit në kohë për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, deri në përfundim të tij.

Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit, pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, si këmbësorë apo drejtues mjetesh, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, në ndihmë kjo për menaxhimin e fluksit të lartë, për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 , çdo rast të paligjshmërisë apo problemi të konstatuar, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUPI I DEKOMPOZITUAR I NJË MASHKULLI NË MALET E KOLONJËS/ Banorët: U gjet nga barinjtë, nuk kemi dijeni për…
Previous article "PO NA TERRORIZOJNË..."/ Edvin Prifti reagon pas akuzave: Në 3 vite përgjim s’kanë gjetur asgjë

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT