• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MEKANIKUT” TË 8 GRUPEVE KRIMINALE I BLLOKOHEN 5 MILIONË EURO PASURI/ Në servisin e tij modifikoheshin makinat që përdoreshin për punët e killerave
Home
Aktualitet
Kronikë

“MEKANIKUT” TË 8 GRUPEVE KRIMINALE I BLLOKOHEN 5 MILIONË EURO PASURI/ Në servisin e tij modifikoheshin makinat që përdoreshin për punët e killerave

11 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Operacioni i RENEAs në Elbasan mbeti vetëm në letër. U tha se u shoqëruan 10 persona, 9 prej të cilëve nuk dihet se kush ishin, ndërkohë që vetëm emri i Kelmend Xhaferrit do të bëhej publik, pasi RENEA e shoqëroi duke e menduar personin e shumëkërkuar të drejtësisë.

Por në fakt, ai i kishte shlyer të gjitha detyrimet me ngjarjen e rëndë ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë në atë masakër të përgjakshme, që në fokus kishte blerjen e votave në Elbasan.

E ndërsa Xhaferri u la i lirë, Policia e Elbasanit, bashkë me prokurorinë e këtij rrethi, dolën ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, duke treguar se kishin vënë nën sekuestro pasuritë e Gentian Sharrës dhe të të atit të tij, Mustafës.

Babë e bir pretendohet se janë posedues të një pasurie të paktën 5 milionë euro, ndërkohë që emri i Gentianit ka një vend të rëndësishëm në dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Kryepolici i qarkut dhe prokurorët dhanë të dhëna mbi sendet e kushtueshme që janë sekuestruar për llogari të hetimit që ka nisur SPAK, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se nga e ka përvetësuar gjithë atë pasuri familja Sharra.

Do të jenë ekspertët e hetimit që do të hedhin dritë mbi një mori të dhënash që lidhen me përfitimet e kësaj familjeje, pasi bashkëshortja e Gentianit është bërë pjesë e disa garave tenderuese, duke u shpallur fituese herë pas here.

I fundit, sipas informacioneve që vijnë nga grupi hetimor, lidhet me shpërndarjen e ushqimeve për Spitalin Psikiatrik që ndodhet në këtë qytet.

SEKUESTROJA

Kështu, dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK ka vënë në lëvizje të gjithë sistemin e drejtësisë, pasi kanë nisur konfiskimet dhe sekuestrimet e pronave të bosëve të krimit që kanë vënë paratë në mënyrë të paligjshme.

Paraditen e djeshme, Gjykata e Elbasanit njoftoi se kishte sekuestruar 5 milionë euro pasuri, të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktivitetit të paligjshëm.

Sharrës iu sekuestrua një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim, si dhe një sipërfaqe e madhe toke. Sidoqoftë, hetimet në lidhje me pasurinë e familjes Sharra janë në fazën paraprake dhe së shpejti pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një hetim konkret për implikimin e Gentianit në aktivitet kriminal, nga i cili dyshohet të ketë ardhur edhe pasuria e tij.

Servis “Genti” – vendmodifikimi i mjeteve

Emri i Gentian Sharrës për herë të parë u bë publik pas grabitjes në Rinas, pasi në atë kohë, ai mori me qira dhe servisin ku u tha se u bë modifikimi i furgonit, i cili u përdor për grabitjen e Rinasit. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor” është bllokuar asokohe nga Policia si provë materiale.

Mësohet se oficerët e Policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servisit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Por emri i tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK, pas arrestimit të tij në muajin mars në një apartament në Fier, ku gjendej i plagosur pas plumbave që kishte marr pak orë më parë në një atentat që i ishte ngritur në Papër të Elbasanit. Bashkë me Dumanin, atë mbrëmje u arrestuar edhe Henrik Hoxhaj dhe një vajzë nga Kosova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KURIOZITETE/ Cili është ndryshimi midis astronomisë dhe astrologjisë?
Previous article U GJET I VRARË NË NJË SERË NË FIER/ Roja 67-vjeçar ishte goditur disa herë me thikë. Krimi u zbulua nga…

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT