Vajza që thuhet se është “e dashura” e Vladimir Putinit dhe “nëna e dy djemve të tij” është parë në publik për herë të parë që kur qeveritë perëndimore përmendën emrin e saj si partneren sekrete të Presidentit rus.
Gjimnastja fituese e medaljeve të arta olimpike, Alina Kabaeva, 39 vjeçe, e përfolur se kishte një familje dhe një jetë sekrete me udhëheqësin e Kremlinit, nuk i ka komentuar sanksionet dhe as jetën e saj private.
Ajo u pa në Soçi, në një kamp trajnimi të gjimnastikëve me 28 fëmijë.
Gazeta e lajmeve “Moskovsky Komsomolets” shkruajti se ajo kishte ‘humbur mjaft peshë’, raporton Daily Mail.
‘Alinës i pëlqejnë veshjet e shtrenjta me stil, shpenzime për të cilat, ajo mund t’i përballojë…. Alina u filmua teksa fliste me fëmijët dhe ishte veshur me pantallona të bardha, një bluzë me mëngë të gjata dhe një triko dhe mbante syze dielli’, shkruan gazeta prestigjoze.
Kjo është hera e parë që ajo dilte në publik që nga muaji prill.





