• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASI ME MAKINË DY EFEKTIVËT NË DURRËS/ Autori tenton t’ia mbath me vrap! Momenti kur policët e ndjekin nga pas (VIDEO)
Home
Breaking News

PËRPLASI ME MAKINË DY EFEKTIVËT NË DURRËS/ Autori tenton t’ia mbath me vrap! Momenti kur policët e ndjekin nga pas (VIDEO)

10 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy efektivë policie mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme pasi një person i ka përplasur me makinë. Hysni Pici udhëtonte në sens të kundërt në lagjen nr.1 në Durrës, teksa policia i bëri shenjë që të ndalonte.

Ai vijoi lëvizjen me shpejtësi duke përplasur dy efektivë policie. Menjëherë pas ngjarjes, ai doli nga automjeti dhe tentoi të ikë me vrap.

VIDEO

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, i riu tentoi të largohej, ndërsa dy efektivë të tjerë i janë vënë pas.

Pas pak minutash, policia bëri të mundur arrestimin e tij. Gjatë kontrollit, Picit iu gjet dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt.

Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Pas ndarjes nga binjakët Veshaj, Aleksia dhe Beatrix bëhen shoqe
Previous article "RUSIA NUK DO KETË FUNDIN SOVJETIK"/ Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT