Bashkëshorti i Nevila Pjetrit, Leonard Marku ka rrëfyer se me 35-vjeçaren ishte njohur në Itali dhe kanë bashkëjetuar për një vit.
Ai rrëfeu se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, por s’kanë pasur fëmijë së bashku.
Sa i përket lajmeve në media italiane se shqiptarja punonte si prostitutë, ai theksoi se nuk ka pasur dijeni dhe se këto raportime e kanë kaluar në depresion.
“Jo, s’kemi fëmijë së bashku. Unë vetë kam një fëmijë. Për sa ka qenë me mua, s’kam asnjë lloj keqkuptimi. Në Itali jemi njohur. Unë sikurse e thashë për kaq kohë sa kemi jetuar kemi pasur marrëdhënie të mirë, dhe me fëmijën. Jam vetëm këtu, kam babain e sëmurë. I kanë vendosur baltë, ajo ka vdekur është në varr. Më kanë lënë në depresion, kam një vit me të, sa kam bërë unë për s’të nuk do kishte bërë njeri”, theksoi Leonard Marku.


