• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMET E PRODHIMIT/ Rritje rekord me 17% në tremujorin e parë, pritshmëritë inflacioniste ngelen të larta
Home
Ekonomi

ÇMIMET E PRODHIMIT/ Rritje rekord me 17% në tremujorin e parë, pritshmëritë inflacioniste ngelen të larta

8 June, 2022 s.autor Ekonomi

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje rekord me 17% në tremujorin e parë të këtij viti, duke paralajmëruar presione ende të larta inflacioniste në ekonomi.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se norma e rritjes së këtij treguesi u trefishua krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Ky indeks mat çmimet e produkteve vendase në hallkën e parë të tregtimit ose e thënë ndryshe çmimin me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Ai është një tregues me vlerë orientuese për ecurinë e pritshme të çmimeve të konsumit.

Një rritje e çmimeve të prodhimit me shumë të ngjarë përcillet në një rritje të çmimeve të konsumit në vijim.

Çmimet e prodhimit kanë shënuar një rritje të fortë, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para të importit, rritjes së çmimit të karburanteve, por edhe të energjisë elektrike për një pjesë të madhe të prodhuesve.

Krahasuar me tremujorin e parë 2021, rritja me e madhe e çmimeve prej 28.5% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” pasuar nga seksionet “Energji elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 22.4%. Rritja e lartë në këto degë pasqyron shtrenjtimin e këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 15.4%. Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 26.8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 24.8%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 22.8%.

Këta tregues dëshmojnë se prodhuesit në tremujorin e parë i kanë shitur më shtrenjtë në treg prodhimet e tyre.

Një tendencë e ngjashme me çmimet e prodhimit po vërehet edhe për çmimet e importit. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit për tremujorin e parë të vitit shënoi një rritje vjetore me 10.7%, nga 4.9% që kishte qenë rritja në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Edhe kjo rritje ilustron qartë presionet e larta inflacioniste që vijnë nga tregjet e huaja.

Rritja e çmimeve të prodhimit dhe e atyre të importit po reflektohet qartë edhe në rritjen e çmimeve të konsumit. Në muajin prill, norma vjetore e inflacionit arriti nivelin 6.2%, më i larti prej më shumë se 20 vitesh.

Sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të rritet më tej dhe të arrijë pikun në fund të tremujorit të dytë ose në fillim të tremujorit të tretë.

Skenari bazë i bankës qendrore parashikon që inflacioni do të qëndrojë i lartë gjatë këtij viti dhe të nisë gradualisht një rënie duke filluar nga viti i ardhshëm, për t’u kthyer pranë objektivit prej 3% në fillim tëë vitit 2024.

Megjithatë, të gjitha parashikimet kanë një shkallë të lartë pasigurie, kryesisht për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe pasojave që ai ka sjellë në tregjet e mallrave./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Po riparonte dollapin në banesë, rrëzohet dhe humb jetën burri në Durrës
Previous article MOMENT I SIKLETSHËM/ Rama ngatërrohet tek shkallët pasi mbyll fjalën! Si reagoi kryeministri

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT