• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIM I FUQISHËM NË KAVAJË/ Hidhet në erë me tritol makina e një polici (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË KAVAJË/ Hidhet në erë me tritol makina e një polici (EMRI)

8 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Makina e një efektivi policie në Kavajë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në garazhin e pallatit, në afërsi të vendit të njohur si “Tregu Industrial”.

Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë zonën dhe ka tmerruar banorët e pallatit. Dyshimet janë se mjetit i është vendosur lëndë plasëse tritol.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se makina që është hedhur në erë me tritol është e efektivit Lulëzim Muça. Ky i fundit mban detyrën e inspektorit të Qarkullimit Rrugor në Kavajë.

“Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia, duke konfirmuar edhe zyrtarisht sulmin ndaj një efektivi nga radhët e saj.

Gjatë ditëve të fundit sulmet me tritol ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit janë shtuar. Në Shkodër janë raportuar në afro dy muaj tre sulme me tritol ndaj makinave, bizneseve dhe shtëpive të oficerëve te krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DËSHMIA E PARË E NOIZYT PAS SHPËRTHIMIT ME TRITOL/ Ja çfarë iu tha policëve reperi
Previous article A DUHET TË HAMË BANANE PËR MËNGJES? Një zakon që e ndjekim të gjithë, çfarë thonë ekspertët

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT