• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO MË PERDHUNOJNË GRUAN”/  32-vjeçari shqiptar “çmendet” dhe gjuan me armë mes pallatit, i gjejnë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“PO MË PERDHUNOJNË GRUAN”/ 32-vjeçari shqiptar “çmendet” dhe gjuan me armë mes pallatit, i gjejnë…

7 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka vendosur në pranga një 32-vjeçar shqiptar të cilit i është gjetur në shtëpi lëndë narkotike e llojit kokainë dhe hashash. Pak se të mbërrinte policia në banesën e tij, 32-vjeçar ka qëlluar me armë jashtë dhe brenda pallatit si dhe në derën e banesës së tij duke terrorizuar fqinjët, gruan dhe tre fëmijët e mitur.

Sipas dëshmitarëve okularë, ai qëllonte dhe bërtiste njëherësh duke thirrur: “Po më përdhunojnë gruan, telefononi policinë, do t’i thyej të gjitha”. Më pas ai ka zbritur poshtë pallatit ku ka dëmtuar edhe hyrjen kryesore. Sapo ka parë mbërritjen e policisë 32-vjeçari shqiptar ia ka mbathur nga ‘sytë-këmbët’. Policia ka kontrolluar shtëpinë e shqiptarit ku ka gjetur edhe drogën që kishte fshehur.

Sipas fqinjëve, gjithçka ndodhi kur 32-vjeçari shqiptar filloi të qëllonte fillimisht jashtë pallatit dhe më pas rreth tre herë të tjera brenda saj. Nga qitjet me pistoletë nuk raportohet për të lënduar. Një grua që jeton në të njëjtin pallat me 32-vjeçar shqiptar tha se ai “ishte në gjendje të keqe, qëllonte dhe shante”. Sipas gruas, burri fillimisht ka qëlluar disa herë jashtë pallatit dhe më pas me një shkop që mbante në duar ka dëmtuar hyrjen e pallatit duke thirrur “hape, do t’i thyej të gjitha”.

“Ai po trokiste në derën e përparme me gjithë forcë dhe duke bërtitur. Policia mbërriti shumë shpejt. Burri vazhdonte të thoshte ‘thirrni policinë, nxitoni, telefononi policinë’. Na u duk sikur po shihnim filma. Por kur erdhi policia ai ishte larguar. Fqinja shpjegoi se gruaja e tij ditët e fundit ishte në spital për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, ndërsa kishin vënë re tek 32-vjeçari lëvizje të dyshimta teksa në banesën e tij kishin hyrë edhe njerëz të tjerë të panjohur për ta më parë.

Sapo ka hyrë brenda ka qëlluar rreth tre herë brenda në pallat me një plumb të gjetur në derën e përparme të banesës.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policë të armatosur të grupit OPKE , të cilët kur janë ngjitur në banesë kanë gjetur brenda tre të miturit. Shqiptari, i cili tashmë ishte arratisur u arrestua pak orë më vonë. Atij iu gjet edhe një pistoletë e cila po hetohet nëse është ajo që kishte përdorur teksa qëllonte në jashtë dhe brenda pallatit. Gjithashtu pak para se policia t’i vinte prangat, ai u përfshi në një aksident automobilistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAZETARJA PERPLASET ME PELESHIN/ "Keni apo jo helikopterë, se po na fyeni…?”, ministri: I kemi në servis, avioni grek që...
Previous article "KOSOVA T'I BASHKOHET OPEN BALKAN"/ Bozo: Berisha të largohet, askush nuk është i përjetshëm

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT