• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BEGAJ U ZGJODH NË PERPUTHJE ME KUSHTETUTËN”/ Bamir Topi: Pse Presidenti duhet të vijë nga politika
Home
Intervista

“BEGAJ U ZGJODH NË PERPUTHJE ME KUSHTETUTËN”/ Bamir Topi: Pse Presidenti duhet të vijë nga politika

6 June, 2022 F.autor Intervista, Politikë

Për ish-presidentin Bamir Topi, zgjedhja e Bajram Begajt si kreu i ri i shtetit është në përputhje me Kushtetutën. Në emsionin ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 Edi Rama ka të gjithë të drejtën që të propozojë dhe zgjedhë një President nga mazhoranca.

“Unë e kam konsideruar procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, të pritshëm. Pasi pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, zoti Rama ishte në të drejtën e tij për të zgjedhur një President të mazhorancës. Sepse kur janë bërë këto ndryshime ka pasur një konsensus të gjerë dhe në vitin 2012 Partia Demokratike porpozoi të ndjerin Nishani, një propozim tërësisht politik. Sikundër pas vitit 2013 i erdhi radha mazhorancës dhe zgjodhi zotin Meta” – tha Bamir Topi.

Duke komentuar pretendimet e Partisë Demokratike, ish-presidenti deklaroi se Ilir Meta ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për Bajram Begajn në Stamboll. Sipas tij, procesi ka qenë korrekt dhe transparent.

“Përderisa ka ndodhur ashtu siç duhej, nuk kemi pse të ngrejmë hipoteza se çfarë do të ndodhte nëse nuk dekretohej. Unë jam i mendimit se Presidenti Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njera-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar” – tha Topi.

Por ish-presidenti deklaroi në ‘Kontrast’ se ai vetë do të preferonte një figurë me profil politik. Kjo sipas Topit i shërben ruajtjes së institucionit të Presidencës nga sulmet e ditës apo tentativat e vazhdueshme për ta zhvlerësuar dhe hequr kompetencat.

“Unë kur jam pyetur se si e pëlqej dhe e bëj identikitin e Presidentit, kam qenë i mendimit se në pamundësi për ta zgjedhur nga populli, në krye të institucionit të Presidencës duhet një njeri me profil politik. E kam mbështetur këtë ide dhe bindje sepse Presidencës gjithmonë është tentuar t’ia reduktojnë kompetencat. Pra duke e ditur se ndoshta në mënyrë të papritur mund të lindi probleme te natyrës politike dhe institucionale, kam menduar se një njeri me eksperiencë të gjatë në politikë do të ishte në nivelin për të përballuar përplasje të forta. Aq më tepër që sot, Shqipëria gradualisht ka marrë një pamje devijim nga Republikë Parlamentar, po shkon në një Republikë Kryeministrore. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me zotin Rama, por edhe me Berishën. Uroj që gjërat të shkojnë në një komunikim normal në funksion të shtetit dhe interest publik” – deklaroi Bamir Topi për Report TV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI ME KËLLIÇIN/ Të rinjtë e FRPD sulmojnë Kokalarin: Shpifje të ulëta nga një fantazmë politike pa identitet me nivel IQ-je…
Previous article PLAGOSJE NE FUSHE-KRUJË/ Një 62-vjeçar niset me urgjencë drejt Traumës

F.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT