Gazetarja Klodiana Lala thotë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, në dëshminë e tij është i besueshëm sepse detajet që ai ka rrëfyer përputhen me ngjarjet e ndodhura.
Sipas gazetares Lala, Dumani “vendosi të rrëfehej se u nxor në pritë dhe u rrezikua nga grupi i tij”.
“Rasti i Dumanit nuk ngjan me asnjë prej këtyre rasteve sepse nuk flet për një grup të caktuar kriminal, por një mori grupesh. Sipas SPAK janë 8 grupe kriminale dhe ai tregon me saktësi si kanë operuar këto grupe, si kontaktonin, shumat për vrasjet, veprimet.
Personalisht jam e prirur ta besoj dëshminë e tij”, thekson ajo.
Deklarata e gazetares Lala në emisionin “Pikat mbi i” në News24:
Dumani vendosi të rrëfehej se u nxor në pritë dhe u rrezikua nga grupi i tij. Ai hezitoi ditët e para, por kur kuptoi se ishte tradhtuar vendosi të flasë. Nuk është rasti i parë, rrëfimi i Adriatik Colit, ose Petrit Liçi që shkatërroi bandën e Aldo Bares.
Rasti i Dumanit nuk ngjan me asnjë prej këtyre rasteve sepse nuk flet për një grup të caktuar kriminal, por një mori grupesh. Sipas SPAK janë 8 grupe kriminale dhe ai tregon me saktësi si kanë operuar këto grupe, si kontaktonin, shumat për vrasjet, veprimet.
Personalisht jam e prirur ta besoj dëshminë e tij. Kemi ngjarjet e Elbasanit ku kemi 2 të penduar të tjerë të drejtësisë. Më përkojnë dhe përputhen shumë qartë nga ato që thotë Dumani.
Ajo që kemi parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut. Dumani ka folur për emra konkretë në politikë. Burimet e News24 deklarojnë që ka folur për politikanë të ndryshëm që janë të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në këtë histori. Nëse SPAK punon me profesionalizëm, kemi një rast konkret që mund të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën.
Dumani i ka bërë një nder të madh vendit, duke mos harruar krimet që ka kryer pasi ka folur për emra për të cilët nuk mund të flitej dhe ishin zotër në disa qytete. Për momentin që flasim janë më të stepur dhe në kërkim. I ka futur të dridhurat dhe politikës. Sa herë ka gazetarë që nxjerrin emra, ka fyerje e baltë sepse po përpiqen ta zhbëjnë dëshminë e Dumanit.
Marrim rastin e Fatmira Dedës, ai tregon detaje se si miku i tij me të cilin ishin bërë vëlla gjaku, Festim Qoli, përputhen. Fatmira Deda akuzonte Festim Qolin, po ky është njeriu që më ka vrarë djalin dhe grupi kriminal i shqetësuar nga nëna e viktimës vendosi ta vriste dhe krimi të ngjante si grabitje. Mënyra se si është përshkruar ngjarja në procesverbalin e policisë me atë që ka rrëfyer Nuredin Dumani përputhen.
E njëjta gjë ndodh dhe për krime të tjera. Si vrasja e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, etj. Një i penduar nuk është një njeri i kulluar, është një njeri që ka kryer krime, ka qenë brenda grupit dhe ndaj ka marrë statusin e të penduarit, sigurisht në momente të caktuara mund të ketë pasaktësi, por në morinë e
Çështja është ku fillon përfshirja e politikës a do ketë SPAK forcën e duhur për t’i shkuar deri në fund? Sepse shkëndijat e para kanë filluar. Gjëja e parë që thonë është se ky dëshmitar është i pabesueshëm. Në masakrën e Bradasheshit kam disponuar dosjen hetimore dhe i njëjti mekanizëm që shpjegon prokuroria e Elbasanit për këtë ngjarje, të njëjtën gjë zbërthen dhe Nuredin Dumani.


