• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË DJEG, KU TË DHEMB…”/ Kërcënohet me jetë ish-drejtori i Burgut 313
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË DJEG, KU TË DHEMB…”/ Kërcënohet me jetë ish-drejtori i Burgut 313

5 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-drejtori i burgut 313 në Tiranë gjatë viteve 2020-2021, Edison Metaj, është kërcënuar me jetë nga një person apo disa persona të paidentifikuar, vetëm disa muaj pas largimit nga detyra. Paraditen e 13 majit 2022, Metaj, 46 vjeç, ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj tij dhe familjes së tij, përmes platformës së komunikimit SINGAL.

“Do të djeg ku të dhemb më shumë… mos hap gojë në polici… hera e fundit…”, janë disa nga mesazhet kërcënuese.

Ditën që ka marrë mesazhet shqetësuese, Metaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranë, duke depozituar një kallëzim penal. Në deklarimin e tij në organin e akuzës, ish drejtori i burgut më të rëndësishëm në Shqipëri, ka shprehur bindjen se kërcënimet i kanë ardhur për shkak të detyrës, për të cilën shprehet se e ka kryer me korrektësi.

Po gjatë muajt maji 2022, ish drejtori i burgut ka bërë një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranë, gjithashtu për kërcënim. Këtë herë, sipas materialit kallëzues, kërcënimi ishte më konkret, me anë të një letre alumini të hedhur në ballkon, në të cilin ishin futur 3 fishekë model 9mm, një copë betoni dhe një letër ku shkruhej ‘gjaku yt…’.

Në banesë ka shkuar një grup hetimor, për të bërë këqyrjen e sendit. Ish zyrtari i lartë i burgjeve nuk është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa nuk dihet se çfarë veprimesh hetimore janë ndërmarrë nga prokuroria. Burgu 313 konsiderohet më i rëndësishmi në Shqipëri, brenda të cilit aplikohet edhe izolimi brenda burgut ’41 biss’, për anëtarët dhe krerët e grupeve kriminale./report

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI NË DURRËS/ Qytetarët: Ishte e tmerrshme, lëkundje për disa sekonda
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 59 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT