• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËLLIÇI NUK MUNDI TË BËHEJ NËNKRYETAR I PD-SË/ Kokalari: Ja çfarë ndodh kur nuk orientohet vota
Home
Politikë

KËLLIÇI NUK MUNDI TË BËHEJ NËNKRYETAR I PD-SË/ Kokalari: Ja çfarë ndodh kur nuk orientohet vota

4 June, 2022 s.autor Politikë

Belind Këlliçi garoi për nënkryetar të Partisë Demokratike, por gara mes katër kandidatëve ishte e ngushtë dhe fitues rezultuan Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Për aktivisten Evi Kokalari e cila ishte edhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit, kjo është ajo që ndodh kur vota nuk orientohet. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ajo uroi fituesit të premten mbrëma ndërsa shprehej se më 4 qershor u devijua rreziku i një “Lulzim Bashe të dytë.”

Kokalari ka vijuar me akuzat në drejtim të Këlliçit, i cili sipas saj, “ka përfituar nga besimi i dhënë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor.”

EVI KOKALARI NË FACEBOOK

“Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!!
Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë.
Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.
Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit.
Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne.
Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur. Fundjavë të mbarë të gjithëve.”
Kujtojmë se krisja ka nisur pas votimeve për Kryesinë dhe Kokalari e akuzon Këlliçin se ka ndikuar në proceset zgjedhore në PD. Sipas saj, ai ka lobuar tek anëtarët e Këshillit për t’i dhënë votat që i siguruan një vend në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURË DERI NË 41 GRADË DHE TË VJELLA/ Fluks i madh në Pediatrinë e Beratit
Previous article LUFTA/ Autoritetet ukrainase: Kemi rimarrë territorin në Severodonjeck! Largojmë artilerinë ruse...

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT