• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Autorët përdorën kallashnikov “Scorpions” për ekzekutimin me 10 plumba të anëtarit të fisit Bajri. ATENTATI…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Autorët përdorën kallashnikov “Scorpions” për ekzekutimin me 10 plumba të anëtarit të fisit Bajri. ATENTATI…

4 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kafja e mëngjesit e 3 qershorit rezultoi tragjike për 68- vjeçarin Naim Bajri, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Viktima, pjesë e fisit Bajri në Shkodër, u qëllua rreth orës 7:20 me 10 plumba, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë, nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç, i cili ishte duke pirë kafe me viktimën.

ATENTATI

Ndërkohë që Naim Bajri konsumonte kafe në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, një automjet me dy persona është afruar dhe një prej tyre ka qëlluar ndaj 68- vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Atentatorët duket se i kanë studiuar mirë lëvizjet e viktimës, ndërsa mëngjesin e djeshëm janë vënë në lëvizje, duke arritur qëllimin. Pas krimit, ata janë larguar në drejtim të paditur.

Dyshohet se viktima u vra me armë zjarri automatik “Scorpions”. Pak minuta pas vrasjes së rëndë mëngjesin e djeshëm, në lagjen “Guerrile” në periferi të Shkodrës u gjet një automjet duke u djegur, që Policia dyshon se është i autorëve të vrasjes.

Menjëherë mbërriti edhe një zjarrfikëse e repartit zjarrfikës të Shkodrës duke shuar flakët dhe duke shpresuar që të gjendet ndonjë provë brenda atij automjeti, edhe pse është e vështirë për shkak të djegies. Ndërkohë, pas të shtënave me armë, forca të shumta Policie mbërritën në vendngjarje duke nisur hetimet paraprake.

Shtetasi Naim Bajri ishte tregtar peshku dhe mëngjesin e djeshëm, ashtu si çdo ditë, kishte dalë për të shitur peshk, por papritur u vra nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, personi tjetër që mbeti i plagosur, shtetasi Astrit Zeneli, ishte një punonjës i 68-vjeçarit që e ndihmonte në shitjen e peshkut dhe po pinin ashtu si çdo ditë kafen e mëngjesit, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Në vitin 2001 është vrarë edhe djali i 68-vjeçarit, shtetasi Endrit Bajri, ngjarje për të cilën është akuzuar si autor shtetasi Xhabir Shega, edhe ky i fundit i vrarë me snajper në banesën e tij disa vite më parë.

Ngjarja e fundit e vrasjes së Naim Bajrit, sipas Policisë, nuk ka lidhje me njëra-tjetrën dhe dyshimet e efektivëve janë për konflikte të tjera.

Në muajin mars të këtij viti mbeti i plagosur rëndë nipi i Naim Bajrit, shtetasi Admir Bajri, ndërkohë pas afro dy muajsh u plagos shtetasi Dedë Plani, vëllai i Bardhok Planit, një nga të fortët e Shkodrës, që po ashtu është vrarë në prillin e vitit të kaluar.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të dyshuar të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa dyshimet e fundit lidhen me këto ngjarje të ndodhura mes fisit Bajri dhe Plani, përplasje që nisën pas vrasjes së Bardhok Planit, i njohur si kumbari i Shkodrës.

Policia nuk përjashton as pista të tjera që mund të lidhen me vrasjen e Naim Bajrit. Pas kësaj vrasjeje në Shkodër mbërritën edhe forcat RENEA, duke ushtruar kontrolle të ndryshme për identifikimin dhe gjetjen e autorëve.

SI U VRA DJALI I VIKTIMËS

Teksa ndodhej në një loto sportive në lagjen “Rus” në Shkodër në vitin 2001, disa persona organizuan dhe vranë shtetasin Endrit Bajri, djali i viktimës së fundit, Naim Bajri. Shtetasi Xhabir Shega dyshohet si autori kryesor i asaj vrasjeje, ndërsa ndodhej i shoqëruar edhe me disa persona të tjerë.

Disa vite më vonë, Xhabir Shega, i njohur ndryshe edhe si Vil Shega, u vra me snajper në banesën e tij në hyrje të Shkodrës nga një kodër përballë. Dyshohet se autorët e kësaj vrasjeje të Xhabir Shegës, një person që ishte i dyshuar për vrasjen e mbi 10 personave, janë fisi Bajri, si hakmarrje për vrasjen e Endrit Bajrit, por edhe ajo ngjarje nga ajo kohë e sot ka mbetur pa autor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “JEMI LEHTËSUAR…”/ Rama: Bajram Begaj nga sot nuk është shef Shtabi i FA, po përgatitet për President
Previous article BAJRAM BEGAJ DREJT PRESIDENCËS/ Nga ora 12:00, në orën 18:00, ja çfarë ndodh deri në votimin final

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT