Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka dekalraur se kjo force do mbeshtese Bajram Begen, shefi i shtabit te përgjithshëm te Forcave te Armatosura.
Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste.
Kush është Bajram Begaj
Bajram Begaj i lindur më 20 Mars 1967, oficer- ushtarak, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.


