• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË PERSON I ARMATOSUR HAP ZJARR NË NJË SPITAL NË OKLAHOMA/ Vriten katër persona! Disa të tjerë mbeten të plagosur
Home
Jetë

NJË PERSON I ARMATOSUR HAP ZJARR NË NJË SPITAL NË OKLAHOMA/ Vriten katër persona! Disa të tjerë mbeten të plagosur

2 June, 2022 s.autor Jetë

Katër persona janë vrarë në të shtënat në një spital në Tusla, Oklahoma, tha policia amerikane.

Capture

Zyrtarët konfirmuan se sulmuesi i dyshuar, që kishte qenë i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë, po ashtu ka vdekur.

Policia arriti në vendngjarje pasditen e së mërkurës në spitalin Saint Francis, tre minuta pas nijes së të shtënave.

Po ashtu, disa persona janë plagosur nga të shtënat.

Shefi i policisë, Eric Dalgleish tha se “kemi katër civilë të vdekur dhe një sulmues të vdekur”.

Ai tha se sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, besohet se ka bërë vetëvrasje.
I dyshuari “kishte një armë të gjatë dhe një pistoletë”, tha ai.

Ende nuk ka informacione për motivin e mundshëm të këtij sulmi.

Dalgleish tha se policia mori një telefonatë për sulmues aktiv në orën 16:52 sipas orës lokale dhe arriti në vendngjarje brenda tre minutash.

“Zyrtarët që arritën në vendngjarje dëgjuan të shtëna në ndërtesë, që i çoi ata në katin e dytë të ndërtesës”, tha ai.

Autoritetet thanë se po intervistojnë dëshmitarët që gjendeshin brenda spitalit, përfshirë edhe ata në katin e dytë, ku ndodhi sulmi.

Kapitali Richard Meulenberg tha për ABC News se kur policia arriti në vendin e ngjarjes “disa persona ishin qëlluar me armë zjarri” dhe disa veçse kishin vdekur.

Ai tha se ishte një skenë “katastrofike”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe BIden, është informuar për të shtënat në Tusla.

Shtetet e Bashkuara së fundmi janë përballur me të shtëna vdekjeprurëse, që kanë shtuar thirrjet nga Shtëpia e Bardhë për kontroll më të ashpër të armëve.

Nga të shtënat masive në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, një sulmues vrau 21 persona, përfshirë 19 fëmijë. Ndërkaq, në një sulm tjetër në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut u vranë dhjetë afrikano-amerikanë. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I RI/ Balla: Keqardhje që opozita nuk propozoi Majlinda Bregun si kandidate
Previous article SULMET RUSE/ Zonja e Parë e Ukrainës: Lëshimi i territorit Rusisë nuk do t’i japë fund luftës

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT