• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI PËR VIDEON NË LIBRAZHD/ “Mund të kenë dhe 4-5 dashnorë”! Pastori vë duart në kokë pas deklaratës së Hazizajt
Home
Aktualitet
Kronikë

DEBATI PËR VIDEON NË LIBRAZHD/ “Mund të kenë dhe 4-5 dashnorë”! Pastori vë duart në kokë pas deklaratës së Hazizajt

30 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë debatet mes Robert Aliajt dhe pastorit Akil Pano, në emisionin “Open”, në News24, teksa temë diskutimi është videoja e bujshme e Librazhdit, ku vjehrrit publikuan tradhtinë e nuses, teksa djali ishte jashtë vendit.

Këngëtari Aliaj tha se publikimi i videos së vajzës tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes. Ndërsa për pastorin Pano, me publikimin e videos, vajzës i është vërë vrasje, pasi jemi një shoqëri shumë gjykuese.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj, befasoi me deklaratën e tij dhe bëri që pastori të vërë duart kokës, teksa u shpreh se gjithsecili mund të ketë edhe 5 dashnorë, pasi sipas tij, nuk është ky problemi, por fakti që nuk ngrihet të flasë asnjë grua deputete apo ministre.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Aliaj: Gjesti që bënë ata si familje tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes, si një element turpi. Ne mund të kemi probleme edhe më të mëdha, por unë do desha që biseda të vijë te familja e vajzës.

Pano: U distancuam nga dhuna e skajshme, dhuna ishte e pashembullt. Mendoj se vrasja i është bërë vajzës, kjo që i ka ndodhur është më keq se vdekja, në një shoqëri kaq gjykuese. Nëse në dimensionin e nderit kjo vajzë u rrëzua dhe është e ndershme, do preferonim që të ishte e ndershme me djalin dhe prindërit e tij, pra që t’iu thoshte se marrëdhënia nuk funksionon. Por, djalit nuk mund t’i vëmë brirët, se ishte atje dhe e la vajzën pas dore. Është një marrëveshje mes të dyve, por ne nuk dimë anën tjetër, ndaj nuk mund të themi që djali e ka lënë pas dore. Sepse kështu i bie që të gjithë burrat, që janë në emigrim sot, i kanë lënë gratë pas dore, ndërkohë që po bëjnë gjithçka për familjet e tyre.

Aliaj: Ne po flasim për familjen konkrete, nuk po flasim për shembuj të tjerë.

Hazizaj: Nuk besoj që nderi i një personi mbeti thjesht te tradhtia. E kuptoj që ka dashuri ideale dhe duhet ta ushqejmë, ndaj nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit, edhe nëse kanë 2-3-4-5 dashnorë. Jetojmë në një shoqëri që vlerat e dashurisë i gjen.

(Pastori vë duart në kokë)

Hazizaj: Le t’i vërë, ai beson atë që është e drejta e vet. Unë mendoj që duhet diskutuar përfundimisht në Shqipëri çështja e barazisë. Fakti që nuk ka asnjë grua deputete, asnjë grua ministre, që nuk del e flet për vajzën, për mua tregon shumë. Nuk po e përmend fare atë të shkretin që është në Gjermani, se dhe ai mund të vijë të thotë që e ka tradhtuar. Por po flas për këta, që po merren të gjithë me cështjen e Presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Nga Sadami te Putini: A i dëgjojnë tiranët këshilltarët e tyre?
Previous article LUFTA/ Rusët hapin zjarr gjatë evakuimit, vritet në Ukrainë gazetari francez

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut Aktualitet

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT