• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Britania, gati të ndërhyjë në Ballkan: Të shmangim me çdo kusht destabilizimin!
Home
Nderkombetare

DEKLARATA/ Britania, gati të ndërhyjë në Ballkan: Të shmangim me çdo kusht destabilizimin!

30 May, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Pjesëmarrësit e Samitit të Demokracisë së Europës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, dënuan ashpër njëzëri agresionin rus në Ukrainë, po kërkuan gjithashtu vëmendje shumë më të madhe për Ballkanin Perëndimor.

Ata nënvizuan nevojën për shmangien e destabilizimit në rajon. Në Samitin me temën “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan” , thotë REL, marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkan Perëndimor, Stuart Peach dhe më vonë pritet që këtij samiti t’i drejtohet dhe i dërguari amerikan për rajonin, Gabriel Escobar.

Stuart Peach deklaroi se Mbretëria e Bashkuar qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme të reagojë në rast të pasojave të luftës.

“Ne duhet të jemi të lëvizshëm dhe të gatshëm për të reaguar. Askush nuk mund të jetë i qetë në rajon (Ballkanin Perëndimor) kur bëhet fjalë për pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës dhe as t’i injorojë ato. Ne jemi të ndjeshëm ndaj faktit se lufta në Ukrainë u parapri nga luftëra tjera në Europë”, ka thënë Peach, duke shtuar se siguria kolektive është kyçe.

“Si aleatë të NATO-s, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë kolektive. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitetet e vendeve të rajonit, përmes sundimit të ligjit dhe politikave të forta dhe në këtë mënyrë, të ndërtojmë qëndrueshmërinë në përballje me situatën në të cilën ndodhemi”, u shpreh ai.

Lajçak nga ana e tij u shpreh se “do të marrim parasysh veprime konkrete kur të vendosim për të ardhmen e këtij rajoni dhe të secilit prej vendeve të tij”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Sara tregon nepsin e shtatzënisë dhe si do ja vendosë emrin vajzës (FOTO)
Previous article LUFTA/ Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë Rusinë

F.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT