• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LINJA E RE AJRORE TIRANË-KRETË/ Veliaj: Shtojmë fluturimet me Selanikun dhe Mykonos
Home
Sociale

LINJA E RE AJRORE TIRANË-KRETË/ Veliaj: Shtojmë fluturimet me Selanikun dhe Mykonos

30 May, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Në prag të sezonit turistik, aeroportit “Nënë Tereza” i është shtuar edhe një linjë e re direkte Tiranë-Kretë, e cila u vjen në ndihmë edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë atje. Krahas linjave direkte me Athinën dhe Kretën, shumë shpejt do të shtohen edhe fluturimet nga Tirana drejt Selanikut dhe Mykonos.

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo linjë e re është një lajm i jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në Greqi, por edhe për turizmin në vendin tonë.

“Është patjetër një lajm i mirë për sezonin turistik, për turistët që shkojnë andej e këtej kufirit, qoftë në Kretë, qoftë në Tiranë, por edhe për turistët evropianë e amerikanë, që vizitojnë gjithë zonën e Ballkanit dhe e kanë mundësinë t’i shohin të dyja vendet. Ama, është një lajm fantastik edhe për komunitetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në Kretë, të vilët janë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi liberalizimin e tregut dhe uljen e barrierave, Veliaj u shpreh se këto fluturime kontribuojnë edhe në ndërtimin e urave të miqësisë. “Sot kemi realitetin e këtij fluturimi të dytë që na lidh me fqinjët tanë, me Greqinë, dhe sigurisht dy udhëtimet e tjera në Mykonos dhe Selanik do të na afrojnë edhe më shumë. Sot jam krenar për punën që ka bërë kryeministri për liberalizimin e politikave aeroportuale, po aq krenar edhe për punën që ka bërë ministrja Balluku. Do të thotë se ne, njerëzit, e paskemi në dorë vetë; nëse duam të liberalizojmë tregun, nëse duam të ulim barrierat, nëse duam të promovojmë këto ura nëpërmjet ajrit mes popujve”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana është kryeqyteti ballkanik më i lidhur me Europën. “Nuk besoj se mund të kishte një vit më të duhur se ky, kur Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, për të pasur të gjitha këto lajme të mira. Sot jemi me krenari qyteti më i lidhur në Ballkan, patjetër me Italinë dhe me fqinjët”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe çështjen e çmimeve të shërbimit hotelier në vendin tonë dhe të hapjes së aeroportit të Kukësit. “Ftesa për të gjithë, sidomos për ata që, sportin e cinizmit dhe të skepticizmit e kanë kthyer si një sport kombëtar, mos shani njerëzit që punojnë, as ata që merren me industrinë e turizmit, as ata që merren me linjat ajrore, as ata që merren me hotelet”, nënvizoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET NJË PARCELË ME KANABIS NË BULQIZË/ Nën hetim kryeplaku e specialisti i mjedisit
Previous article PAMJE/ Zjarr në katin e fundit të një pallati në Institut

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT