20-vjeçarja nga Librazhdi e cila u kap mat nga vjehrrit me të dashurin ka thyer heshtjen duke reaguar për ngjarjen e bujshme. Ajo ka treguar me përpikmëri se si ndodhi e gjithë ngjarja që më pas u bë virale.
“Isha në shtëpinë time, ika me fjet gjumë, ata çelësin e kishin jashtë, e kishin një çels të vetin. Më kanë droguar, se m’u morën mendt, nuk e di çfarë më ndodhi atë natë. Shkova në spitalin e Librazhdit pas ngjarjes.
Konsumova darkë dhe nuk u ndjeva mirë, shkova të shtrihem në banesën time. Ndjehesha si e plogësht. Vajta në shtëpi dhe nga ora 10, isha me djalin aty, ata erdhën më kapën me shumë komshinj aty.
Unë dhe djali jemi bashkë prej 1 muaji e gjysmë, djali nuk e dinte që isha e martuar. Më dhunuan vjehrrit, më kapnin prej flokësh, e kam trupin plot shenja. Erdhi dhe kunati, ishin dhe komshinjtë. Më filmoi kunati,” tregoi 20-vjeçarja.


