• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FINALJA/ Rrëfimi: Si e shita hashashin mes tifozëve të Romës dhe Fejnordit
Home
Aktualitet
Kronikë

FINALJA/ Rrëfimi: Si e shita hashashin mes tifozëve të Romës dhe Fejnordit

29 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Bizneset fërkuan duart me dyndjen e tifozëve për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit. Shifra, që u shqiptua se u shpenzua prej tyre në Tiranë shkoi deri në 140 mln euro. Kjo shifër mund të jetë e tepruar, megjithatë fakt është se me përjashtim të policëve që u përballën me dhunën e tifozëve, pjesa tjetër përfitoi.

Përfituan baret e restorantet, klubet e natës, hotelet dhe pronarët e shtëpive me qira. Përfituan shitësit në kioska, ata ambulantë dhe supermarketet, megjithëse ky përfitim u shtri kryesisht te bizneset e vendosura pranë stadiumit dhe përgjatë bulevardit.

Por, veç përfituesve formalë e legalë, pati edhe përfitues informalë e ilegalë. E., i moshës 33-vjeç dhe banues në një nga lagjet periferike të Tiranës është rasti i tyre. Ai është skeduar nga policia si përdorues hashashi, ndërsa shumë vite më parë ka pasur edhe një proces gjyqësor me akuzën e shpërndarjes së kësaj lënde narkotike.

I riu rrëfen ekskluzivisht për Gazetën Si, se prej atij procesi hoqi dorë nga shpërndarja. “Po nuk hoqa dot dorë nga tymosja e ndonjë cigareje vetë”, thotë E. Megjithatë, një moment krejt rastësor, thotë se e përfshiu sërish në ‘shpërndarje’, ndonëse me doza të vogla, por me përfitime të mëdha.

“Ishim një grup çunash në një cep te shëtitorja e liqenit (artificial). Po tymosnim kur na afrohen dy tifozë të Romës. Kërkuan edhe ata. Njëri prej nesh, që kishte me vete u shiti një qese për 60 euro”, thotë ai.

Të rinjtë, siç rrëfen E. kishin mbetur të habitur nga gatishmëria e tifozëve për ta ‘blerë mallin’ pa përpjekje për të ulur çmimin. “Ata kishin ardhur për qejf, normal”, shton E., duke vijuar se vetë i lindi ideja që të siguronte një sasi kanabisi dhe të përzihej mes tifozëve.

“Pasi e gjeta shkova në mes të tifozëve holandezë të Parku Rinia. Thashë me vete; kur italianët e blejnë shtrenjtë, holandezët duhet ta blejnë ende më shtrenjtë”, deklaron 33-vjeçari.

Ai nuk pranon që të tregojë çmimin me të cilin e shiti, as sasinë që shiti. Por, na ‘betohet’ që e ka shitur më shtrenjtë se 60 euro, sa te tifozët italianë dhe shprehet i kënaqur me ‘biznesin disaorësh’.

A kishte frikë se mos kapej sërish?

“Frika është gjithmonë aty. Po, unë rrija mes tifozëve holandezë. Përziehesha me grupet e tyre. Policia thjesht kishte vënë ato barrikadat e postblloqet e veta dhe nuk ndërhynte, megjithëse aroma e barit të çante hundët”, shton E.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIHRIJE BRAHA DHE NAIM ABAZI FEJOJNË DJALIN E TYRE/ Pamje nga festa e madhe
Previous article LUFTA/ Macron dhe Scholz thirrje Putinit: Jepi fund konfliktit me Ukrainën

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT