• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPOZITA “SHUAN” SHANSIN/ S’ka emër kandidati, digjet dhe raundi i tretë: Presidenti i ri, me votat e mazhorancës
Home
Politikë

OPOZITA “SHUAN” SHANSIN/ S’ka emër kandidati, digjet dhe raundi i tretë: Presidenti i ri, me votat e mazhorancës

29 May, 2022 F.autor Politikë

Tre javët e bisedimeve për President të dakordësuar po mbyllen pa konsensus. Kjo e diel ishte mundësia e fundit e opozitës për të propozuar një emër për kreun e shtetit, por të gjitha propozimet që u bënë nga demokratët, mbetën vetëm pjesë e diskutimit në selinë e PD-së.

Të hënën në orën 10:00 mblidhet seanca e tretë e posaçme, për të ezauruar dhe raundin e tretë për Presidentin.

Kjo do të bëjë që pasuesi i Ilir Metës në Presidencë të zgjidhet me vetëm votat e Partisë Socialiste, e cila u angazhua në një proces të zgjeruar, nga propozimet e deputetëve, tek qytetarët dhe shoqëria civile.

Se cili do të jetë Presidenti i 5 viteve të ardhshme, pritet të mësohet pas ezaurimit të raundit të tretë, që sipas gjasave, nuk do të zbatohen afatet maksimale që parashikon Kushtetuta.

Pritet që Edi Rama të mbledh shpejtë grupin parlamentar dhe Kryesinë e PS-së, për të përcaktuar Presidentin, që sipas profilit të deklaruar prej tij, duhet të jetë një njëri normal, pa ambicie për jetë politike aktive, i kundërt nga Ilir Meta.

Presidenti i ri do të zgjidhet gjatë raundit të katërt, ku nevojiten vetëm 71 vota të socialistëve.

Taulant Balla, dy ditë më parë deklaroi se kryetari i ardhshëm i shtetit do të tejkalojë numrin e deputetëve të PS-së, duke shtuar se ai do të bisedojë për këtë me grupet opozitare në Parlament, që drejtohen nga Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

I kontaktuar nga ABC, këtë të diel, kreu i grupit parlamentar Aleanca per Ndryshim, Fatmir Mediu, në të cilin bëjnë aleatët e PD, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, e Agron Duka, tha se, pa një emër nga opozita, nuk ka çfarë të negociojë dhe nuk bëhet pjesë e procesit, gjatë raundit të katër.

Të hënën përveç se për Presidentin, në orën 11:00 seanca e Parlamentit do të vijojë me diskutime për çështje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDA NGA JETA NË GJERMANI/ Trupi i ish-Presidentit Nishani mbërrin në atdhe të martën, në banesën e fundit do përcillet me...
Previous article PREKËSE/ Miqtë bëhen bashkë për të plotësuar amanetin, por mësojnë vdekjen e…

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva Politikë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM Politikë

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë Politikë

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT