• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PAMJET/ U bllokua për 12 orë në humnerë, momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHEN PAMJET/ U bllokua për 12 orë në humnerë, momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin

28 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dalin pamjet e shpëtimit të nënkomisarit të Shkodrës Rrok Frroku, i cili u rrëzua në humnerë dhe mbeti i bllokuar për 12 orë në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Rrok Frroku kishte rënë në humnerë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin.

VIDEO

Ndërkohë bëhet me dije se falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, i oficerit të Policisë.

Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Informacion- Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit.

Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë.

Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit.

Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili iu përgjigj gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion të forcave të Policisë, një helikopter, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore.

Policia e Shtetit falënderon edhe aktorët e tjerë si Ambasada italiane në Tiranë dhe kolegët italianë që shprehën gatishmërinë, për të na ndihmuar për situatën e krijuar.

Falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, i oficerit të Policisë, i cili, si pasojë e terrenit shumë të vështirë me një shkallë të lartë rrezikshmërie, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin u rrëzua dhe ra në humnerë, një ditë më parë.

Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit.

Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë.

Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit.

Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili iu përgjigj gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion të forcave të Policisë, një helikopter, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore. Policia e Shtetit falënderon edhe aktorët e tjerë si Ambasada italiane në Tiranë dhe kolegët italianë që shprehën gatishmërinë, për të na ndihmuar për situatën e krijuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E BUJAR NISHANIT/ Ambasada amerikane: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet...
Previous article NDARJA NGA JETA E ISH-PRESIDENTIT NISHANI/ Berisha mesazh ngushëllimi: Dielli perëndoi përgjithmonë...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT