• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO E LIBRAZHDIT/ Dy burra “tradhtarë” që nuk i gjykon njeri dhe një problem me të drejtën e “publikimit” në Shqipëri
Home
Sociale

VIDEO E LIBRAZHDIT/ Dy burra “tradhtarë” që nuk i gjykon njeri dhe një problem me të drejtën e “publikimit” në Shqipëri

27 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një video makabre e rregjistruar me sa duket nga vjehrri dhe vjehrra e një nuseje të re në Librazhd, e kapur në flagrancë me të dashurin e saj, është fytyra e vërtetë e shoqërisë shqiptare në errësirën që nuk e shikon njeri.

Së pari, është e tmerrshme dhuna fizike, psikologjike dhe gjyqi popullor ndaj dikujt që ka vendosur të tradhtojë burrin që është emigrant.

Asnjë skenë primitive e botës arabe ku gruaja tradhtare qëllohet me gurë derisa të vdesë, nuk ja kalon asaj.

Ajo praktikisht tani është e vdekur, pasi siç shkruajnë, ka përfunduar në çmendinë e qethur dhe nga babai i saj i dhunshëm.

Së dyti, në video janë dy burra tradhtarë, partneri i nuses së re që u linçua dhe vjehrri i saj.

Vjehrri e thotë me krenari që ka qenë vetë “kurvar” dhe nuk ja hedh dot njeri.

Këtë e ka si decorate, madje dhe si status që mund të gjykojë tradhtinë.

Partneri i nuses që u gjet në shtrat kaloi në hije. Askush s’ia përmendi emrin, askush se filmoi duke e rrahur apo linçuar, edhe pse mund t’i ketë ndodhur diçka e tillë.

Arsyeja është se prodhuesit e videos dhe ngjarjes makabër janë nisur nga premisat që burrat kanë të drejtë të tradhtojnë dhe aty problemi i vetëm është ajo nusja.

Së treti, që vlen urgjent për Parlamentin e Shqipërisë, është forcimi i legjislacionit me masa drastike ndaj të drejtës të çdokujt për të filmuar dhe publikuar histori private, me qëllim linçimin, shantazhimin dhe diskreditimin e dikujt.

Jemi dëshmitarë të shumë shantazheve, ku kryesisht të rinj, bien në kthetrat e shantazheve të partnerëve me video intime dhe shatanzhohen për një kohë të gjatë derisa përfundojnë në ngjarje ekstreme.

Një legjislacion që ndëshkon rëndë këdo që publikon video shantazhi është urgjent.

Dhjetëra qindra të rinj shqiptarë janë viktima të këtyre shantazheve në rrjetet sociale.

Polica shqiptare i ka kapacitetet e identifikimit të botuesit fillestar në çdo rrethanë dhe mund ta bllokojë dhe ndëshkojë atë.

Kjo do rrisë besimin e të shanatazhuarve, të denoncojnë shantazhuesit dhe po ashtu do të disiplinojë portalet që të mos bëjnë lajme me histori personale, që e kanë origjinën tek shantazhi i jetës private dhe jo tek interesi publik.

Shtypi mund të bëjë objekt publikimi vetëm raste që ka interes publik, kur ai i përket një zyrtari të lartë apo politikani që keqpërdor pozitën e tij në pushtet.

Por dhe të njëjtët duhen mbrojtur në jetën e tyre private, kur ajo nuk ka lidhje me postin apo keqpërdorimin e pushtetit.

Video makabre e Librazhdit është një Shqipëri e panjohur, por tmerrësisht poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi.

Ajo na barazon me shoqëritë ku sundon Sheriati dhe vetëgjyqësia, dhe nga ana tjetër tregon mjerimin social, urinë seksuale dhe primitivizmin e një shoqërie ndaj të drejtës së çdokujt për jetën e tij private.

Akoma më e rëndë bëhet ngjarja kur e vetmja e gjykuar, paragjykuar dhe dhunuar e asaj historie është një grua, ndërsa partneri i saj dhe vjehrri “kurvar” janë të justifikuarit e mëdhenj.

Madje dhe babai i saj që e ka qethur dhe mbyllur ne çmendinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CNN publikon raportin e plotë, ekspertët juridikë: Rusia kreu dhe do të kryejë gjenocid, ndërkombëtarët...
Previous article "AJO MORI..."/ I mbijetoi masakrës në shkollë në Teksas, 11-vjeçarja u shtir si e vdekur që t’i shpëtonte plumbave

F.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT