• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZOI ME TENDERIN/ Shtyhet vendimi për ish drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi
Home
Breaking News

ABUZOI ME TENDERIN/ Shtyhet vendimi për ish drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi

27 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për ish drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Shkak i kësaj shtyerje u bënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Gazetari Ermal Vija raporton se Gjykata vendosi që vendimi të jepet më datë 2 qershor ora 13:30.

Për ish drejtorin e RTSH, SPAK kërkoi dënimin e tij 1.8 vite burg. Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë SPAK kërkoi dënimin e 1 vit burg. Të pandehur për shkelje të barazisë në tendera krahas Gëllçit u morën anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja.

Gëllçi e apeloi masën arrest me burg të vendosur më herët nga Shkalla e Parë, duke kërkuar një masë më të butë sigurie. Si argument përdori problemet shëndetësore, dhe se është person që nuk mund të prishë provat e mbledhura nga SPAK apo të largohet jashtë territorit shqiptar. Por, kjo kërkesë e Gëllçit u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila vendosi të lërë në fuqi arrestin në burg.

Toma Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa vartësit për shkelje të barazisë në tendera. Gëllçi kishte hapur tenderin me vlerë 87 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro dhe ka favorizuar kompaninë TBS 96 të fitojë këtë tender.

Në garë ishin dy operatorë, kompania TBS 96 dhe Euro Kontakt SH.P.K. Që të dy këto subjekte kishin mangësi në dokumenta. Edhe pse Euro Kontakt hyri në garë me 20 milionë të reja më pak se TBS u skualifikuara nga gara. Për këtë vendim ky subjekt bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës për procedurat e ndjekura në tender.

Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATE PËR EMRIN E PRESIDENTIT/ Elisa Spiropali: Alibeaj si Lulzim Basha, nuk mund të na kushtëzojnë
Previous article ISHTE KTHYER NË MAKTH/ Arrestohet 25 vjeçari që ndiqte “këmba-këmbës” një vajzë. Pas kontrolleve policia zbuloi se…

s.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT