• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAGA E KRIMEVE/ “Blinte çdo ditë byrekë, donte t’i thyenim…”, avokati i “djallit” kërkoi vrasjen e gruas, pse u tërhoq nga plani Nuredin Dumani
Home
Breaking News

SAGA E KRIMEVE/ “Blinte çdo ditë byrekë, donte t’i thyenim…”, avokati i “djallit” kërkoi vrasjen e gruas, pse u tërhoq nga plani Nuredin Dumani

26 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Por ngjarja e rrëfyer nga Dumani që do të shokonte ndjekësit e kësaj sage të pambarimtë gjaku, do të ishte ajo e një avokati që ofronte një shumë të madhe parash për eliminimin e gruas së tij. Ky avokat sipas Dumanit, është Alban Bengasi.

I njohur ndryshe si avokati i djallit, pasi të gjitha çështjet që ai merrte në mbrojtje lidheshin me mbrojtjen ligjore që ky i fundit u jepte të fortëve të krimit. Por që në krahun tjetër në dyshimet se gruaja e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë, Bengasi i kishte ofruar krimit ta eliminonin në këmbim të 120 mijë eurove.

Ku edhe në këtë ngjarje del emri i Festim Qolit, vëllait të gjakut tashmë të Nuredin Dumanit. Ai tregoi se si ky i fundit i kërkoi në emër të Bengasit, që të vrisnin gruan e tij. “Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020, Festim Qoli më kërkon takim tek shtëpia e tij. Kur kam shkuar aty ai më kërkoi ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat. Ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që kam pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013. Avokati quhej Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Gjatë darkës tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit. Ajo kishte një ‘Fiat Punto’ ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë. Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë. Unë i thashë që nuk e kam me qejf me e rraf, por do e diskutojmë që t’i çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t`ja bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Këtë punë Festimi donte shumë që ta realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, ju prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500 000 euro.”, tha Dumani.

Sipas Dumanit, Festimi e përcolli vetë te banesa e gruas që duhet të rrihnin. “Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa kohë vetëm për t’i mësuar itinerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen. Kështu që e lashë si punë që të mos e bënte ai, dhe më pas i thashë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër që nuk ja mbaj mend emrin. Kështu e ndoqa gruan edhe me Eljon dhe atë djalin i tregova ku rri dhe çfarë bën. Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë tek një byrektore një kioskë njëkatëshe afër një shkolle. Ajo rruge ka qenë mbrapa ish-Tregut Elektrik. Mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas tek një qendër tregtare. Ajo merrte çdo ditë byrek aty. Ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e dytë me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte dhe u sigurua për personin, unë ika pastaj.”, tha ai.
Nuredini thotë se Festimi i kishte lënë porosi që gruas t’i thyenin me patjetër një gjymtyrë.

 

 

Nuk ka rëndësi se cilën. “Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Shkova te Festimi i kërkova, lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë, as dorë, por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Edhe ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arritur kërkesa e tij. Ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Por sipas Nuredin Dumanit, tanimë avokati Alban Bengasi nuk i ishte i kënaqur as me thyerjen e një gjymtyre ndaj gruas që ishte edhe nëna e fëmijëve të tij.Por tashmë kërkonte asgjësimin e saj. “Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar që të bënim një takim të tre, të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eliminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë. Vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabërë siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.”, tha Dumani. Por sa para ofroi avokati për të ekzekutuar nënën e fëmijëve të tij. Nuredin Dumani flet për shifrën marramendëse.

“Më ofroi çmimin e 120 000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër.Më thanë nëse nuk e bën ti do t’i them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër, por nuk e diskutuam më këtë gjë. Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush. Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës. Gjatë rrugës Festimi me tha pse se more atë punë, pasi ai është robi jonë dhe do na bënte shumë ndere dhe punë të tjera se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë.”, tha Dumani. Alban Bengasi nuk u arrestua. Ai mundi t’u shpëtonte prangave, ngase ka njohje në radhët e policisë.

Por, tej akuzës se tentoi të eliminonte gruan, SPAK duket se ka kthyer sytë edhe tek dosja e Gjergj Cukalit, që njihet me nofkën i forti i Myslim Shyrit. Ky i fundit i shpëtoi akuzës për vrasjen e ish-policit Arben Bilalit. Por rrëfimi i Dumanit, ka gjasë ta rihapë këtë dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM E LUMTUR..."/ Keisi reagon pasi Stresi prezantoi të dashurën e re dhe sqaron të vërtetën e lidhjes me djalin misterioz
Previous article POSTIMI/ Finalja e parë në historinë e Ligës së Konferencës, UEFA falënderon Tiranën: Çfarë nate…

F.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT