Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të pozicionuar në ambientet e jashtme të Stadiumit “Air Albania” kanë vendosur skafandrat dhe po bëhen gati të futen në stadium.
Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh në ambientet e brendshme të stadiumit, por vlen të përmendet se minutat e fundit ka pasur raportime për sherre mes dy tifozërive.


