• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BËRA PRENOTIM NË BOOKING, POR PAS NJË JAVE…”/ Tifozët e Feyenoord flasin për çmimet dhe shërbimet në Tiranë
Home
Sociale

“BËRA PRENOTIM NË BOOKING, POR PAS NJË JAVE…”/ Tifozët e Feyenoord flasin për çmimet dhe shërbimet në Tiranë

25 May, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Finalja e Ligës së Konferencës midis Romës dhe Feyenoord që do të zhvillohet sot në Tiranë, ka sjellë në vendin tonë shumë tifozë nga Holanda dhe Italia. Tifozeria italiane është më e njohur në Shqipëri, jo vetëm për afrimitetin mes vendeve por edhe për shumë lojtarë shqiptarë të cilët luajnë në Serie A.

E kundërta ndodh për tifozët e Feyenoord. Nga një vëzhgim në terren i Gazetës Shqiptare, për tifozët holandezë ishte hera e parë vizita në Tiranë. Për këtë arsye një pjesë e mirë e tyre kishin shfrytëzuar rastin për të qëndruar një jave në vendin tonë.

Ashtu si çdo event të rëndësishëm, pjesë e pandarë e tyre janë edhe spekullimet me rritjen e çmimeve dhe abuzimit më pijet alkolike.

Gazeta Shqiptare nga një vëzhgim në disa lokale të zonës së ‘Pedonales’ dhe rrugës ‘Mustafa Matohiti’, vuri re së nje birrë normale kushtonte deri në 10 euro. Pra kemi një rritje për 100 për qind.

Por le të kthehemi tek pjesa më e rëndësishme e kësaj finale, tifozët. Gazeta Shqiptare mori disa prononcime për qëndrimin e tyre në Tiranë, çfarë kishin zgjedhur ata Hotele apo Hostel, si dhe për cilësinë e shërbimeve.

Rene

Tifozeria e Feyenoord ishte grumbulluar pranë ‘Pedonales’. Ideja për t’u marrë ndonjë prononcim tifozëve të Feyenoord është e vështirë pasi në duar mbajnë pije alkolike dhe për këtë arsye shpesh herë janë edhe ta pavëmendshëm.

Rene ishte i pranishëm me disa miq të tijë, tha se: Unë kam ardhur para dy ditësh. Do të qëndroj deri të premten”. I pyetur në lidhje me spekullimet dhe rritjen e çmimeve Rene tha se: Unë aktualisht po qëndroj në Hotel. Nuk kam paguar shumë para, vetëm 300 euro nata. Do të rrimë 4 net përfshirë dhe mëngjesin. Shërbimi është i mirë, moti i mirë, njerëzit e mirë, na pelqen shumë dhe do ta vizitojmë më shpesh.

Aleksandër

Një tifoz i veçantë i skuadrës së Feyenoord ishte dhe Aleksandër. I ulur në zonën e ‘Pedonales’, Aleksandër priste fëmijët, pasi kishte ardhur bashkë me familjen. Për të nuk është here e parë që vjen në Tiranë. Por sipas tij, në evente të tilla një rritje e çmimeve është e pritshme. Ai tregon për Gazetën Shqiptare edhe një ndodhi të cili i ndodhi para një jave. “Sapo rezervova në Booking një dhomë dhe një tualet. Gjithçka shkoi mirë, deri në momentin kur marr një email e cila më njofton për anulimin e prenotimit, pasi atë dhomë tashmë e kishin rezervuar të tjerë holandezë, por më një çmim të kripur. Unë e rekomandoj turizmin në Tiranë por një rritje e tillë e çmimeve në Booking është e pajustifikueshme”.

Aleksandër nuk e fsheh emocionet për ndeshjen dhe shpreson që të fitojë skuadra e Feyenoord edhe pse nuk është tifoz fanatik. Për Aleksandër qëndrimi në Tiranë bashkë me familjen është një emocion dhe një mundësi për të shijuar ushqim mesdhetar.

Ruddy

Një tjetër tifoz besnik i skuadrës holandeze ishte Ruddy. Ai u treguar i gatshëm të jepte një prononcim për Gazetën Shqiptare.

Si të gjithë edhe Ruddy mbante në dorë një gotë me birrë dhe një kapele sportive. Është vështirë të imagjinohet një holandez pa një gotë birrë me vetë. Nëpër rrugët e Tiranës imazhe të tilla këto ditë kanë qenë tepër të zakonshme.

Për Ruddyn qëndrimi në Shqipëri ka qenë një aventurë e çmendur me çmime të ‘çmendura’. “Unë vij nga Hollanda. Çmimet këtu krahasuar më Hollandën janë një ‘dreq’ më të lirë dhe të leverdisshme. Në Hollandë paguajmë 3 herë më shumë për çdo gjë, madje edhe për këtë birrë që unë kam në dorë. Nëse për këtë birrë kam paguar 10 euro, në Hollande kjo do të kushtonte 30 euro. Kjo për ne është një gjë shumë e mirë. Unë po qëndroj në Hotel. Unë paguaj 30 euro nata. Por kjo vetëm për hotelet, pasi në Booking është shumë shtrenjt. Të gjithë tentojnë të rrisin çmimet të cilët kapin qiellin. Por kjo nuk është vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën Lindore. Nesër do të fitojë vetëm Feyenoord”.

Alessandro

Të vetmin tifoz italian që arritëm ti shkëpusnim një prononcim ishte Alessandro. Ai ishte në qendër të Tiranës së bashku më një grup tifozësh romanë. Muzika dhe ‘dehja’ nga emoconet e parafinales e kanë bërë të harrojë edhe çmimet e kripura në Tiranë. Për Alessandron, i cili po qëndron në Hotel, çmimet janë të arsyehsme por duhet kujdes nga shitësit e lokaleve të cilët spekullojnë me çmimet pasi u heqin etiketat. Alessandro jeton në Roma dhe për të është hera e parë që vjen në Tiranë.

Akomodimi

Teksa Tirana po përgatitej për eventin ndoshta më të rëndësishëm të futbollit që ka pritur ndonjëherë, çmimet e hoteleve për tifozët që kanë rezervuar vende në tribuna janë rritur në mënyrë të parashikueshme, dy javët para ditës së finales. Me fluksin e njerëzve që pritet të vijnë në Tiranë, industria e mikpritjes e ka parë këtë si një vezë të artë.

Çmimet për hotelet dhe Airbnb në faqen e akomodimit Booking.com janë shumë më të larta se zakonisht gjatë dy netëve në Tiranë nga data 23 deri më 25 maj.

Një apartament për dy ditë, që ndodhet 1.2 milje nga qendra e qytetit, për shembull, kushton rreth 422 euro. Një javë më vonë do të kushtonte pothuajse tre herë më pak, rreth 120 euro.

Sipas burimeve në treg, apartamentet me qira ditore janë lëshuar të gjitha , në kapacitet të plotë, me qira për tre ditë, ashtu sikurse hotelet në kryeqytet kanë pasur kërkesat më të larta të sezonit. Ndërsa në hotelet rrotull qendrës, një natë qëndrimi është raportuar të jetë lëshuar mesatarisht 150 euro dhe nqs kërkojmë në minutë të fundit, lajmërohet në Booking ose Agoda që 90% e kapaciteteve janë të zëna.

Video e tifozëve të Feyenoord

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Ja si po e presin finalen e madhe tifozët e Romës nga Liqeni i Tiranës
Previous article FOTOLAJM/ Tirana në "karantinë" për FINALEN

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT