• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ SHBA-ja i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ SHBA-ja i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

25 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjeneral Begaj tha se gjatë takimit që ka mbajtur këtë javë me shefin e ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, por edhe për luftën në Ukrainë.

“Shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse.

Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, tha Begaj.

Më herët gjatë javës u bë e ditur që Shqipëria ka blerë sisteme raketash Javelin nga kompania amerikane, Lockheed Martin. Gjenerali Begaj nuk bëri të ditur sesa raketa kundërajrore ka blerë Shqipëria, por tha se këto armë “do të rrisin fuqinë tonë mbrojtëse kundërajrore”.
Ndërkaq, Begaj po ashtu foli edhe për planet e Shqipërisë për të blerë helikopterë Black Hawk.

“Në rritjen e kapaciteteve të forcës ajrore [të Shqipërisë] futet jo vetëm radari, por edhe pajisja me mjete luftarake, siç janë Black Hawk. Besoj se vitin tjetër Shqipëria do t’i ketë dy Black Hawk-ët e parë në vend”, tha ai duke shtuar se rritja e kapaciteteve të forcës ajrore nuk do të blhet vetëm me fondet e SHBA-së, por edhe përmes buxhetit të Shqipërisë.

Shqipëria, shtet anëtar i NATO-s, po ashtu është një nga shtetet ku është vendosur një shtab i forcave speciale amerikane në Evropë.

Gjenerali Begaj tha se prania e forcave speciale amerikane do të ndihmojë në këshillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Tirana bëhet gati për festë, ja atmosfera në rrugët e kryeqytetit
Previous article PAMJET/ Tifozët e Romës nisin festën në Durrës, shpalosin flamurin dhe i këndojnë ekipit të zemrës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT