Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku këtë herë protagonistë janë tifozët e Romës të ardhur në kryeqytet për të parë finalen e Konferencë Ligës, ku ekipi i tyre i zemrës do të luaj mbrëmjen e të mërkurës me ekipin e Feynoordit.
Mësohet se turma e tifozëve janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.
Siç shihet dhe nga fotot e mësipërme, tifozët kanë sulmuar makinën e Policisë së Shtetit duke i thyer xhamat.


