• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VETMI I MBIJETUAR NGA GRUPI/ Dështon aksioni për arrestimin e “të tmerrshmit të Lushnjës”, Hoxha: Laert Haxhia u pa në…
Home
Aktualitet
Kronikë

I VETMI I MBIJETUAR NGA GRUPI/ Dështon aksioni për arrestimin e “të tmerrshmit të Lushnjës”, Hoxha: Laert Haxhia u pa në…

24 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Laert Haxhiu një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare është parë në Lushnje, në vendin ku ishte edhe baza e grupit kriminal ku ai bënte pjesë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha i cili shprehet se ai është tentuar të arrestohet.

Ndërkohë Hoxha ka thënë se ishte Interpoli grek që dyshoi fillimisht se u kap Laert Haxhia, por më pas u verifikua se nuk bëhej fjalë për të, por për një person të ngjashëm.

“Laert Haxhiu. I vetmi që ngeli nga grupi i Lushnjës. Shumë të fuqishëm. Si Kaloshi apo Bilbili. Padiskutim që Haxhiu është shumë i rëndësishëm. Nuk është i këtij niveli dhe që thyhet. E ka sfiduar haptazi shtetin shqiptar. Është parë para dy javësh në Lushnje.

Kam udhëtuar në Athinë dhe grekët kapën një person pranë Kallamatës. Përkonte me të dhënat. U dyshua që grekët arrestuan Laert Haxhiun . Do ishte sukses i madh është një tjetër kalibër. Por rezultoi që nuk është ai i kapuri. Është me rrezikshmëri shumë të lartë.” tha Hoxha.

Laert Haxhiu është i kërkuar si autor i masakrës në Lushnje në 2017. 30 vjeçari i dënuar në mungesë me 18 vite burg është në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu. Haxhiu është edhe autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala.

Për masakrën e Lushnjes GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Kur ka ndodhur masakra e Lushnjes në shënjestër ka qenë nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Presidenti i UEFA dhe legjenda Boban zbarkojnë në Shqipëri, i mirëpret Duka
Previous article FINALJA/ Ulet në Rinas edhe Roma. Verdhekuqtë të buzëqeshur dhe optimistë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT