• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET E FRIKSHME/ Stuhia e rërës mbulon Lindjen e Mesme
Home
Jetë

PAMJET E FRIKSHME/ Stuhia e rërës mbulon Lindjen e Mesme

24 May, 2022 s.autor Jetë

Një stuhi e fuqishme rëre mbuloi dje vendet e lindjes së mesme, përfshirë Arabinë Sudite, Irakun dhe Kuvajtin.

Për shkak të erës së fortë dhe stuhisë u detyruan të mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike.

Në Kuvajt, aeroporti ndërkombëtar pezulloi të gjitha fluturimet e avionëve. Që nga mesi i prillit, Iraku, një nga pesë vendet më “të cenueshme” ndaj ndryshimeve klimatike, ka përjetuar të paktën tetë stuhi të tilla pluhuri dhe rëre.

Në Bagdad një re gri pluhuri mbuloi rrugët.

Në jug, afër Naxhafit, barinjtë dhe kopetë e tyre u gjetën të rrethuar nga një re portokalli. Më shumë se një mijë njerëz në të gjithë Irakun kanë shkuar në spitale duke kërkuar ndihmë për probleme me frymëmarrjen, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr.

Shërbimi meteorologjik parashikon se stuhia do të ndalet gradualisht. Për shkak të “kushteve të këqija të motit dhe stuhive të dhunshme të rërës”, kryeministri Mustafa al-Kazimi urdhëroi mbylljen e shërbimeve publike, përveç spitaleve dhe shërbimeve të sigurisë.

Fluturimet drejt aeroportit të Bagdadit u pezulluan për disa orë për shkak se dukshmëria nuk i kalonte 400 metra.

Një nga dy stuhitë e fundit të rërës që goditi Irakun la një person të vdekur dhe rreth 10,000 në nevojë për kujdes mjekësor.

Sipas një zyrtari të Ministrisë së Mjedisit, në dekadat e ardhshme Iraku do të përjetojë “272 ditë pluhur” në vit dhe deri në vitin 2050 këto ditë do të arrijnë në 300.

Meanwhile in Kuwait 😷😖🤧 #Sandstorm 🇰🇼 pic.twitter.com/lpKjtDdHaQ

— ANFAL ALMESBAH (@almesbah_anfal) May 23, 2022

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINALJA E CONFERENCE LEAGUE/ Mbërrijnë 35 ultras në portin e Durrësit, priten rreth 500 tifozë
Previous article POSTONTE SHKRIME ME FOTO KU PËRKRAHTE ISIS NË RRJETET SOCIALE/ Arrestohet 56-vjeçari pas disa muajsh hetime...

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT