Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Mësohet se i plagosuri është rreth 60-vjeç, dhe ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është përplasur nga automjeti “Toyota Jaris” me targat Aa 890 HC.
Sakaq, drejtuesi i automjetit, një djalë i ri, është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.


