• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DREJT SKADIMIT AFATI PËR RAUNDIN E DYTË/ Palët me qëndrime të qarta, “djegin” propozimet për kandidatët për president
Home
Politikë

DREJT SKADIMIT AFATI PËR RAUNDIN E DYTË/ Palët me qëndrime të qarta, “djegin” propozimet për kandidatët për president

22 May, 2022 s.autor Politikë

Ora 16:00 është afër por palët janë larg konsensusit për zgjedhjen e presidentit. Kështu edhe raundi i dytë po shkon drejt djegies ku asnjë nga palët nuk duhet se do të paraqesin kandidatë në tryezë.

Një marrëveshje “keqkuptimesh” u arrit mes tyre në konferencën e kryetarëve katër ditë më parë por teksa PD nisi nga puna të bënte hapat për propozimin e kandidatëve, PS sqaroi se nuk do të japë firma për kandidatët e opozitës.

Alibeaj propozoi një formulë sipas të cilës PD do të propozonte katër kandidatë dhe më pas maxhoranca përzgjidhte dy emrat që gëzojnë besimin më të madh.

Pas kësaj, një komision i përbërë nga 6 anëtarë, 3 nga PS dhe 3 nga PD, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur do i nënshtrohej procesit të votimit në seancë plenare.

Por kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi në një konferencë për mediat se e gjitha ishte një keqkuptim pasi të majtët nuk do të japim firma për kandidatët e PD, duke mos pasur garancinë se emrat që ata do të sjellin në tryezë do të jenë të denjë për të drejtuar presidencën.

Sot Balla nga Fieri i bëri thirrje sërish Partisë Demokratike të reflektojë dhe mos i shpërdorojë orët e mbetura për propozimin e kandidatëve. Raundi i dytë skadon në orën 16:00, por PD është tërhequr nga zotimi për dorëzuar kandidatë me argumentin se PS shkeli marrëveshjen.

Sekretari i grupit parlamentar të PD Arbi Agalliu teksa iu përgjigj Ballës, u shpreh sot se pasi mësuan kandidatët seriozë të demokratëve, PS u tërhoq nga marrëveshja.

““Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë. Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve.

Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u terhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD”, shkruan Agalliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky: Po përpiqemi të ndalojmë çdo ofensivë të Rusisë, mezi presim ditën e fitores
Previous article JELEKU ANTIPLUMB SHPËTOI DUMANIN/ U nis të vriste Otin, shokun e ngushtë të Suelit por ra në pritë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT