• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Porti i Durrësit do të bëhet “Porti i Prishtinës”
Home
Ekonomi

DETAJET/ Porti i Durrësit do të bëhet “Porti i Prishtinës”

21 May, 2022 F.autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Porti i Durrësit është projektuar dhe do të ndërtohet edhe si “Porti i Prishtinës”.

Lajmin e bëri të ditur studio holandeze e cila është kontraktuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

“Pra, ju keni shtuar Prishtinën, shkëlqyer, praktikisht ky bëhet edhe porti i saj gjithashtu”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama para përfaqësuesit holandez.

Sipas studios, porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik.

Në vijim, përfaqësuesi deklaroi se kjo mund të jetë një portë hyrëse për në Ballkanin Perëndimor.

Rama shtoi se ky ishte qëllimi që në premisat e para të këtij projekti.

“E pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste dhe nuk kishte kapacitetet për t’u zgjeruar”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

Sa i takon portit të ri, kryeministri theksoi se ai ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Zgjatimi i portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”, tha në përmbyllje Rama.

Kujtojmë që më 7 prill kreu i qeverisë bënte me dije fillimisht se porti aktual nuk mund të vazhdojë të rrijë në zemër të qytetit.

Kjo, pasi nuk ka sens që qyteti të marrë gjithë ndotjen e portit aktual.

I ftuar në një studio televizive, Rama nënvizonte se porti komercial tregtar do të shkojë në Porto Romano.

Rama: Ju keni shtuar Prishtinën? Fantastike, praktikisht ky bëhet dhe porti i Prishtinës.

Eksperti: Po dhe vetë porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, ka mundësi të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Ky ishte qëllimi ndaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte rrëmujë e tërë, nuk kishte kapacitet për t’u zgjeruar, ndërkohë që porti i ri ka potencial, kapacitete dhe na bën portën hyrëse në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjatimi i portit në Prishtinë është kryevepër.

Eksperti: Po është interesante se ne nisëm këtë detyrë me ekipin e gjatë punës u bëmë entuziastë mbi mundësitë e projektit kështu që ka entuziasëm dhe brenda ekipit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BERISHA THA…”/ Rama i kthehet gazetares: Kush është ky? Ndjesë pastë
Previous article PAK DITË PARA FINALES/ Mbyllen bizneset në "Air Albania"! Hapësirat e lokaleve dhe restoraneve u kthehen tifozëve

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT