• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARDIAN ÇOLLAKUT DHE LULZIM BITRIT/ Pamjet e ekzekutimit pranë karburantit në Elbasan. Gjithë skena në 60 sekonda
Home
Breaking News

VRASJA E ARDIAN ÇOLLAKUT DHE LULZIM BITRIT/ Pamjet e ekzekutimit pranë karburantit në Elbasan. Gjithë skena në 60 sekonda

18 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 transmetoi sot për herë të parë këtë pamje nga vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, mbrëmjen e 4 tetorit 2021, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba.

Siç e shikoni janë këto pamjet e para të atentatit E gjithë ngjarja zhvillohet në një lavazh makinash pranë një karburanti. viktimat me rreth të kuq në pamje të parë po qëndrojnë qetësisht pranë një makine, jashtë lavazhit.

 

Ndërkohë që për të ilustruar të gjithë rekuizitën e këtij krimi, në anë të karburantit është i ndaluar edhe një autobus pasagjerësh me drejtim Greqinë që në këtë moment po furnizohej me karburant pranë lavazhit ku vetëm pas pak sekondash do të ndodhë krimi.

Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt lavazhit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi, ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë tij.

Vetëm 50 sekonda më pas, siç shikohet edhe nga pamjet, makina tip “Benz” e autorëve del nga lavazhi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë.

Në momentin e parë nga dera e parme e automjetit, siç vihet re del një person i veshur me bluzë të zezë dhe me kapele po të zezë në kokë që qëllon i pari ndaj dy shënjestrave të atentatit.

Paralelisht me të, një person i dytë del nga dera e pasme e makinës dhe qëllon mbi viktimën e dytë.

Ndërkohë, autori i dytë për t’u siguruar që e kishin kryer si duhet punën, shkon dhe godet sërish mbi viktimën e tij.

Dhe ky është momenti kur makina e autorëve lë vendngjarjen.

Ndërkohë që e gjithë skena e ekzekutimit e cila zgjat ekzaktësisht 1 minutë, që nga koha e mbërritjes së makinës së autorëve deri në largimin e tyre, është kryer në sytë e terrorizuar të dhjetëra pasagjerëve që ndodheshin në këtë moment në autobusin e linjës së Greqisë, që po furnizohej në karburantin ngjitur me vendin e krimit.

Ishte kjo pra vrasja e dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e 4 tetorit 2021 që ka mbetur ende e pazbardhur dhe që pret drejtësi. Kush i vrau Ardian Çollakun dhe Lulzim Bitrin?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PËRGJIGJET KRITIKËVE TË "OPEN BALKAN"/ Rama: Kjo nismë nxit paqen, nuk do të ndalet
Previous article "BASHA NA BËRI K*KËN NË MES TË SHTËPISË"/ Militanti nxjerr nga xhepi shishen me raki dhe i drejtohet Berishës: Dollibash...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT