• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI/ Qeveria jep 160 milionë lekë për federatat sportive dhe për sportistët elitarë
Home
Politikë

VENDIMI/ Qeveria jep 160 milionë lekë për federatat sportive dhe për sportistët elitarë

18 May, 2022 F.autor Politikë

Qeveria do të derdhë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit një fond prej 160 milionë lekësh për federatat sportive si dhe për shpërblimin e sportistëve elitarë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të marrë ditën e sotme theksohet se “Ministrisë së Arsimit i shtohet fondi prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë”.

Sipas vendimit, fondi prej 160 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Vendimi i qeverisë:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave.

Vendosi:

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në zërin “Shpenzime korrente”, në artikullin 604 “Të tjera transferta korrente të brendshme”, të programit buxhetor “Zhvillimi i sportit”, i shtohet fondi prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë.
Efekti financiar, prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTIMI I PUTIN/ Inteligjenca britanike: Moska po përdor mijëra çeçenë për të kompensuar humbjet ruse
Previous article "KUR ERDH DONALDI, BORËS I SHKËLQYEN SYTË"/ Ish-konkurrenti i Përputhen tregon çfarë ndodhi

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT