Autoritetet në Kosovë janë alarmuar ditë ne sotme, pas një kërcënimi me bombë të mbërritur ndaj një shkolle .
Sipas mediave në Kosovë, shkolla “Xhevdet Doda” në Prishtinë është kërcënuar nëpërmjet postës elektronike për vendosjen e lëndëve plasëse në godinën arsimore. Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë duke evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, ndërsa ka filluar kontrollet për verifikimin e informacionit.
“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka konfirmuar lajmin.
Një alarm për bombë përmes postës elektronike, të martën, më 17 maj, u raportua edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt


