• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA E “THE TIMES” PËR FITUESIN/ “Stefania” e shkruar para pushtimit rus, por u kthye në dedikim për të gjitha nënat ukrainase
Home
Botë

ANALIZA E “THE TIMES” PËR FITUESIN/ “Stefania” e shkruar para pushtimit rus, por u kthye në dedikim për të gjitha nënat ukrainase

15 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë

Çfarë nate! Sa thumbuese! Seriozisht, a e shikon dikush më me ironi Eurovizionin? Kënaqësia e njerëzve ndaj tij ndihet drejtpërdrejt dhe e sinqertë këto ditë. Shfaqja e mbrëmshme ishte më pak për të qeshur me hyrjet komike dhe u shijua si një prej mbrëmjeve televizive më të këndshme dhe më argëtuese të vitit, me dhjetë minutat e fundit ankthioze, por që në fund dha një rezultat optimal. Eurovizioni është një festival bashkues i shëndetshëm, një nga ngjarjet gjithnjë e më të rralla përtej sportit që funksionon vetëm kur shikohet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të përbashkët. (Amerikanët ende i shastis: “shfaqja më e çuditshme në tokë”, tha CNN dje).

Këngët janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit. Mbrëmë thuajse të gjitha kishin merita, dhe aty ku këngët paraqiteshin si “më të dobëta”, ato rrallëherë dukeshin qesharake. Kishte më pak për të qeshur dhe më shumë për të admiruar, nuk ishte performanca më e fortë e Mbretërisë së Bashkuar për një çerek shekulli, por Space Man, e realizuar nga Sam Ryder ishte jashtëzakonisht i pëlqyeshëm dhe karizmatik. Dikur një punëtor ndërtimi, tani një yll i TikTok-u (12 milionë ndjekës ), dhe një nga prezantuesit më të preferuar. Është një këngë e mrekullueshme dhe e paharrueshme, dhe u dha një performancë fantastike. Gjithkush mund të kishte vënë bast se ai do të ishte fituesi i Eurovisionit. Ukraina 12 pikët e saj ia dha Mbretërisë së Bashkuar. Çdo vit tjetër…

Fituesi i konkursit ishte parashikuar nga prezantuesit për javë të tëra: mund të ishte Ukraina, sigurisht? Përfaqësimi ukrainas u interpretua nga Kalush Orchestra, gjashtë burra që të gjithë kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e luftës. Grupi u nënshkrua nga Def Jam në 2019, janë të mirënjohur në Ukrainë dhe kënga e tyre është shndërruar në një hit të madh atje, në një bujë të vërtetë (të paktën unë personalisht mendoj se është e tillë). Është e vështirë të gjykosh për Ukrainën. E titulluar ‘Stefania’ dhe me tekst të shkruar para pushtimit rus, është dedikim për nënën e këngëtarit Oleg Psyuk, por ai ka thënë “Unë mendoj se njerëzit filluan ta shihnin atë si për të gjitha nënat ukrainase, në një kohë kur shumë ukrainasve iu mungonin nënat e t
yre”. Stefania, një përzierje e folkut tradicional dhe repit, është përdorur si kolona zanore për mbi 150,000 video të TikTok të lidhura me luftën. “Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol,” tha Psyuk pasi mbaroi së kënduari. “Ndihmoni Azovstal !”

Por a ishte një dilemë e zgjidhur? Përveç Sam Ryder të Mbretërisë së Bashkuar edhe Italia, fituesja e fundit, kishte një baladë të bukur dhe superiore. Spanja ishte mbresëlënëse për t’u parë, interpretuar në mënyrë fantastike dhe super tërheqëse, më shumë si Eurovizioni i vjetër (me zë të lartë, argëtim, melodi fantastike) sesa si e re (të rinj të këndshëm që këndojnë balada paksa të këqija. Kjo nuk vlen për trion e motrave të Islandës, të cilat ishin të mrekullueshme, ose hyrja e bukur e Holandës). Në këtë kontekst, hyrja norvegjeze, Give That Wolf a Banane – groteskja tradicionale e Eurovizionit për gjyshen e Kësulëkuqes, e performuar nga njerëz me maska të verdha në formë feçere – supozohej të ishte argëtuese, por nuk rezultoi e tillë. Serbia kishte një këngë për kërkimin e shëndetit optimal që i referohej flokëve të Meghan Markle, Rumania përfaqësohej nga një djalë simpatik me pantallona PVC, këngëtarja e Lituanisë kishte huazuar flokët e Mireille Mathieu dhe epokën e saj, vitet 1970. Moldavia, e turpshme dhe optimiste, ishte si njerëzit që thonë “Unë jam i çmendur “, por artikuluar nga një grup i tërë. Publiku rezultoi se i donte.

A do të fitonte Ukraina? Juritë kombëtare japin 50 për qind të pikëve. Njerëzit e apasionuar, të cilët votojnë për fituesit e Eurovizionit janë përgjegjës për gjysmën tjetër. A e mbajnë gjithmonë politikën globale në plan të parë? “Mund të votoni deri në 20 herë!” nxiti publikun këngëtari Mika. Juritë kombëtare i dhanë shumicën e votave Britanisë së Madhe, e cila kryesoi tabelën e liderëve. Të gjithë ishin të trullosur nga gëzimi, por a do ta ndryshonin këtë votat e teleshikuesve? Po. Ukraina mori 400 pikë nga publiku. Vendi shpërtheu. Ne dolëm të dytët: një triumf, me të vërtetë. Ashtu si të fitosh, në këto rrethana të veçanta. Të dy Sam Ryder dhe Kalush Orkestra dukeshin jashtëzakonisht të lumtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTËLLUNGA TYMI E FLAKË/ Përfshihet nga zjarri makina në autostradën Tiranë-Elbasan, shihni pamjet
Previous article ROBERT BERISHA GJEN SËRISH DASHURINË/ Historia me Lauretën, mes pasionit dhe planeve për martesë

s.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT