• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APELI PRANOI ANKIMIN E ALIBEAJT/ PD: Nuk na japin vendimin, paralajmërojmë kallëzim penal
Home
Politikë

APELI PRANOI ANKIMIN E ALIBEAJT/ PD: Nuk na japin vendimin, paralajmërojmë kallëzim penal

15 May, 2022 s.autor Politikë

Përmes një deklarate zyrtare, Floriana Garo ka kërkuar në emër të Partisë Demokratike vendimin e Gjykatës së Apelit e cila në Dhomë Këshillimi ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.

Sipas Garos, kjo është bërë pengesë për të ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Garo ka paralajmëruar në emër të PD-së, kallëzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh që pretendohet nga kjo parti se janë të përfshirë.

Floriana Garo: Jam këtu përpara jush për të denoncuar praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës, e cila ne vijim të ndërhyrjeve të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese legjitime të partisë, vazhdon të bëhet palë në proces, duke favorizuar një fraksion i cili pasi mbajti peng vulen e demokrateve për muaj me radhe, tani kerkon përsëri t’i bllokojë ata nëpermjet marifetesh proceduriale.

Konkretisht, që në datën 26 Prill, Partia Demokratike i ka kerkuar zyrtarisht Gjykates se Tiranës që t’i komunikojë vendimin e gjyqtare Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronim të drejtën tonë ligjore të ankimit.

Prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk na vë në dispozicion vendimin duke u bërë pengesë për ta ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësine të ankimojë vendimin e gjyqtares Muça.

Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike paralajmëron se nqse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban.

Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s’mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOSOVA ËSHTË ZEMRA E EUROPËS"/ Vuçiç reagon pas deklaratës së zyrtarit gjerman: Edhe britanikët janë më korrektë...
Previous article "KUR KAM QENË NË BIG BROTHER..."/ Donaldi thumbon rëndë Beatrix Ramosajn

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT