• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ABUZIMET SEKSUALE BRENDA USHTRISË/ Femrat rrëfejnë tmerret e përdhunimeve nga kolegët e tyre dhe abortet
Home
Jetë

ABUZIMET SEKSUALE BRENDA USHTRISË/ Femrat rrëfejnë tmerret e përdhunimeve nga kolegët e tyre dhe abortet

14 May, 2022 s.autor Jetë

Një numër ushtaresh femra kanë rrëfyer historitë e tyrë të tmerrshme seksuale me të cilat janë përballur në ushtri nga anëtarë meshkuj gjatë shërbimit, teksa zbuluan se abuzimet i çuan në shtatzëni të padëshiruara që i shtynë ato drejt abortit.

Si pjesë e një trendi të ri, në TikTok , shumë ish-ushtare kanë ndarë histori të abuzimit që kanë pësuar ndërsa luftonin për vendin e tyre.

Shumë gra kanë folur për zgjedhjen e tyre për të bërë abort pasi u sulmuan seksualisht gjatë kohës që ishin në ushtri, në vazhdën e vendimit të fundit Roe kundër Wade.

Një veterane tha se ajo u sulmua seksualisht nga tre anëtarë të shërbimit, një tjetër pretendoi se ajo ishte përdhunuar nga mbikëqyrësi i saj dhe ishte ‘ngacmuar nga shokët e saj ushtarë’. Ndërsa një tjetër pretendoi se ajo ishte detyruar të bënte seks me një shokun e saj ushtar ndërsa ishte në krye të parë të detyrës.

Gruaja e parë, e cila përdor emrin @ dv.bot në Tik Tok, ndau përvojën e saj në një video e cila tani është bërë virale – duke fituar më shumë se 850,000 shikime brenda pak ditësh.

“Vitin tim të parë në ushtri, në moshën 20 vjeçare, u sulmova seksualisht nga tre pjesëtarë të shërbimit”, ka shkruar ajo në klip.

“Mbeta shtatzënë. Doja ta mbaja fëmijën, por nuk doja një fëmijë nga një sulm seksual”.

Ajo tha se eprorët e saj “nuk bënë asgjë” përveçse i zhvendosën tre anëtarët e shërbimit në një njësi tjetër, por ajo ishte ende e detyruar t’i shihte ata çdo ditë.

“Kam kërkuar ndihmë dhe u injorova”, tha ushtarja.

Më pas vendosi të shkonte në një klinikë aborti për t’i dhënë fund shtatzënisë dhe kur shokët e saj ushtarë e morën vesh, ajo tha se ishte ‘gjykuar’, e cilësuar si ‘vrasëse e foshnjes’.

Më pas vazhdoi: “Unë shkova fshehurazi në një klinikë jashtë shtetit vetëm në fundjavë, procedura përfundoi duke shkatërruar çdo mundësi që do të kisha ndonjëherë për të pasur një fëmijë timin.

“Unë u përpoqa ta mbaja private, por sapo u mor vesh, më quajtën ‘vrasëse e fëmijës’, u gjykova, u hakmorrën dhe shëndeti im mendor u përkeqësua. Asnjë grua nuk e bën këtë zgjedhje lehtësisht”.

Një tjetër grua e quajtur Kim, në TikTok, rrëfeu historinë e saj të abuzimit dhe videoja e saj tani është parë më shumë se 300,000 herë.

“Vitin e parë në ushtri, u sulmova seksualisht nga një mbikëqyrës dhe përfundova me një shtatzëni”, tha ajo.

“Mendova se doja ta mbaja fëmijën sepse isha produkt i një situate të ngjashme, por gjithashtu pata shumë trauma të birësimit. Kur raportova për abuzimin seksual, fillova të bullizohesha nga shokët e tij ushtarë. Komanda mori përsipër hetimin dhe më dërgoi në shtëpi për një pushim sepse shëndeti im mendor ishte ndikuar”.

Pasi u kthye në shtëpi, Kim tha se nëna e saj adoptuese ‘gjykoi’ dhe i tha asaj ‘të mos e shkatërronte jetën’, kështu që ajo shkoi në një klinikë dhe bëri një abort.

“Kur u ktheva në ushtri, ata vendosën të mos e ndiqnin më procesin gjyqsor sepse ‘ hoqa qafe provat’ e vlefshme,” tha ajo.

“Por gjërat filluan të kthehen në normalitet dhe ushtarët ndaluan së ngacmuari mua. Nuk e keni idenë se si është të kesh zgjedhje. Zgjedhja ishte e dhimbshme, por ishte një zgjedhje për mbijetese”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN SHIFRAT E COVID-19/ Asnjë humbje jete në 24 orë, 40 qytetarë të infektuar dhe 14 të shëruar
Previous article ANALIZA E BIRN/ Mesazh në bombë: Shpërthimet “paralajmëruese” të bandave shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë Jetë

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT