• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRONTE QYTETARËT DHE U MERRTE PARA/ Arrestohet 44-vjeçari nga Delvina, ja “skema” që përdorte (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

MASHTRONTE QYTETARËT DHE U MERRTE PARA/ Arrestohet 44-vjeçari nga Delvina, ja “skema” që përdorte (EMRI)

14 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 44 vjeçar i cili akuzohet se kishte përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha parash nga persona të ndryshëm.

personi i arrestuar është Englentin Çuni, 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë. Ai akuzohet se kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve Klaudion Ruçi dhe Erjon (Aleksandër) Ruçi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t’u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

 

– E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Shterasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET LUFTA/ Ukraina nis ofensivën ndaj rusëve, zhvillime dramatike në front
Previous article PAMJET/ Dalin sërish pula të ngordhura në bregdetin e Shëngjinit, thesi me shpendët del në sipërfaqe

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT