• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E PD/ Berisha dhe Alibeaj zbarkojnë në bazën demokrate. Ja deputetët që i shoqërojnë
Home
Politikë

ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E PD/ Berisha dhe Alibeaj zbarkojnë në bazën demokrate. Ja deputetët që i shoqërojnë

13 May, 2022 F.autor Politikë

Më prag të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, por edhe 22 majit kur Rithemelimi ka thirrur zgjedhjet për kryetarin e PD-së, në bazën demokrate lëvizjet janë si rrallë më parë.

Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, kandidati kryesor për të fituar në 22 maj, por edhe Enkelejd Alibeaj që nga disa njihet si kryetar në detyrë i PD e disa të tjerë si kryetar grupi parlamentar, kanë zbarkuar në bazë.

Berisha është takuar me mbështetësit e tij në Elbasan, në takimin e parë të fushatës elektorale përballë Ibsen Elezit. Ai shoqërohej nga deputeti i këtij qarku Luçiano Boçi dhe strukturat lokale.

“Unë pres sot nga ju që të jepni mendimet tuaja, sugjerimet tuaja, çfarë duhet të bëjë PD, çfarë duhet të bëjmë ne për të bindur shqiptarët të mbrojmë interesin tonë kombëtar, të mbrojmë interesin e Shqipërisë dhe të ngrihemi fuqishëm se absolutisht edhe njëherë e them se tokë dhe vend me potencialet e këtij vendi nuk ekziston mbi tokë”, iu drejtua Berisha demokratëve të Elbasanit.

Nga ana e tij, Enkelejd Alibeaj pati një takim me strukturat e Fierit, nga ku ka dalë deputet e si për koicidencë nesër do t’i vizitojë Sali Berisha.
“Takimi me strukturat e PD-së, në Fier. Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grup seksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi”, bën të ditur Alibeaj.

Takimet në bazë vijnë vetëm disa orë pasi kreu i grupit të PD-së i ka propozuar maxhorancës një platformë me kritere dhe formulën sesi duhet të zgjidhet Presidenti i ri i vendit. Por kjo platformë e cila përjashton kandidatët me profil politik, nuk pranohet nga grupi i Berishës që akuzojnë Alibeajn si të përfshirë në pazare me Edi Ramën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKAT ME JOZEFINA TOPALLIN/ Evi Kokalari: Ajo nuk shkrin dot partinë e vet! Problemin që ka me femrat…
Previous article GREKJA NUK BËHEJ DOT NËNË/ Familja shqiptare e mashtron çiftin dhe u zhvat mijëra euro

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT