• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA DHE SERBIA TAKOHEN NË BRUKSEL/ Shpresa për arritjen e marrëveshjes për targat
Home
Rajon

KOSOVA DHE SERBIA TAKOHEN NË BRUKSEL/ Shpresa për arritjen e marrëveshjes për targat

12 May, 2022 s.autor Rajon

Vizita zyrtare në Berlin e kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë ka rritur shpresat për marrëveshjen e targave të automjeteve. Përfaqësues nga Kosova e Serbia takohen për këtë më 13 maj në Bruksel.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 13 maj delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel, ku pritet edhe të nënshkruhet marrëveshja për targat, ndonëse jo e konfirmuar akoma. Ky optimizëm në Prishtinë e Beograd, u rrit pas vizitës zyrtare në Gjermani dhe takimit me kancelarin, Olaf Scholz, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku pasoi edhe një darkë joformale me të dërguarin e BE-së në dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti: Shpresoj përfundimisht t’i kemi marrëveshjet

Në takimin e 13 majit sipas kryeministrit të Kosovës, marrin pjesë dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga pala kosovare dhe Petkoviq nga pala serbe.

“E kemi theksuar tash e shumë vite, se nuk jemi në parim kundër dialogut, por nuk duam dialog pa parime. Një ndër parimet e dialogut është barazia e palëve. Në atë darkë nuk kemi pasur gjellë të ndryshme, pra ka pasur barazi të palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit midis kryenegociatorëve. Më 13 maj, unë shpresoj se përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet edhe për zgjidhjen reciproke për targat e automjeteve, çështjes së mos pagesës së energjisë në veri të Kosovës dhe po ashtu nevojës për përshpejtim të çështjes së zbardhjes së fatit të pagjeturve”, tha kryeministri Kurti, gjatë një takimi që pati në Prishtinë me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Edhe kjo e fundit u shpreh optimiste që me datën 13 maj Kosova dhe Serbia do të arrijnë disa marrëveshje.

“Shpresoj që ky proces të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte një sinjal i mirë”, tha Lambrecht.

Për këto çështje, kryeministri kosovar tha se bisedoi në Berlin edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në darkën joformale që e kishte organizuar kancelari gjerman, Olaf Scholz që nuk mori pjesë në të, por që i pranishëm ishte i dërguari i BE-së në dialog Mirosllav Lajçak.

Edhe Vuçiç optimist për takimin e 13 majit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga ana e tij, ka thënë se darka joformale në Berlin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte shumë e vështirë. E për vizitën në Berlin, Vuçiq tha se “përfaqësuesit gjermanë këmbëngulën se ajo çka është firmosur në Marrëveshjen e Brukselit duhet të zbatohet”. Megjithatë edhe Vuçiq, është optimist për takimin e 13 majit.

“Bisedimet do të vazhdojnë. Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, më 13 maj do të shkojë në Bruksel për të tentuar të pajtohet për diçka”, tha Vuçiq, sipas RTS.

Që nga fillimi i tetorit të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia kanë filluar të zbatojnë një marrëveshje të përkohshme sipas së cilës, automjetet e dy vendeve janë të detyruara të vendosin letër ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Marrëveshja e përkohshme u arrit më 30 shtator pas disa ditë trazirash në veriun e Kosovës, ku grupe serbësh bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit për përdorimin e targave të makinave./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A JANË RIBASHKUAR TUNA DHE PATRISI? Flet për herë të parë Robert Berisha
Previous article PASI NUK NDIQNIN NJËRI-TJETRIN NË INSTAGRAM/ Atdheu bën deklaratën e papritur për Arjola Demirin

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT