• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Rama darkon sot në Bruksel me Borrell! Mogherini mbledh…
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Rama darkon sot në Bruksel me Borrell! Mogherini mbledh…

11 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë sot pasdite në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me praninë edhe të shefit të Diplomacisë Europiane, Josef Borrel.

Në takim mësohet se do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçic, ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Mes tyre do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave ndërkohë pritet që edhe “Open Balkan” do të jetë në rendin e ditës. Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe lufta në Ukrainë; harmonizimi i politikave të Ballkanit Perëndimor dhe kriza e sigurisë në kontinentin evropian.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi dje se mund të duhen dekada që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe propozoi krijimin e një organizate të re politike për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.

Sipas vizionit të kreut të Elizesë, pjesë e këtij komuniteti të ri do të ishin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjia dhe Moldavia.

“Pyetja që ngrihet është: si duhet ta organizojmë Europën, në mënyrë politike që shkon përtej BE-së. Është detyra jonë t’i përgjigjemi dhe të krijojmë atë që unë do ta quaja sot, ‘komuniteti politik europian’. Kjo do të ishte një organizatë e re europiane që do të lejonte vendet demokratike që ndajnë vlerat bazë me ne, të gjejnë një hapësirë të re bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, u shpreh Macron.

Sipas tij, një procedurë e përshpejtuar për Ukrainën, sikundër propozon presidentja e Komisionit Europian do të nënkuptonte ulje të standardit. Presidenti francez shtoi se anëtarësimi në këtë organizatë të re nuk do të garantonte bashkimin e ardhshëm me bllokun.

Ideja u mirëprit nga kancelari gjerman, Olaf Sholc, i cili priti në Berlin kreun e Elizesë mbrëmjen e 9 majit. Lideri gjerman u përcolli vendeve të Ballkanit Perëndimor mesazhin se u qëndrojnë premtimit për anëtarësimin e tyre, ndërsa kërkoi tejkalim të bllokadave në emër të përgjegjësisë europiane dhe interesave strategjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RUSËT DHE UKRAINASIT JANË NË NJË NGËRÇ"/ Inteligjenca amerikane: Putin mund të kthehet me “mjete drastike”...
Previous article DIELL DHE RRITJE TEMPERATURASH/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT