• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJIDHET PAS 10 VITESH VRASJA E BIZNESMENIT SPANJOLL/ Si shqiptari i hyri në shtëpi për ta grabitur dhe e rrahu për vdekje…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZGJIDHET PAS 10 VITESH VRASJA E BIZNESMENIT SPANJOLL/ Si shqiptari i hyri në shtëpi për ta grabitur dhe e rrahu për vdekje…

10 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e biznesmenit spanjoll Jordi Comas është zgjidhur sot pas një dekade. Gjykata spanjolle ka dënuar shqiptarin Ahmed Kurtin për grabitjen dhe vrasjen e dhunshme të biznesmenit. Sipas hetuesve spanjollë shqiptari nuk veproi i vetëm, por bashkëpunoi me persona të tjerë identitetin e të cilëve drejtësia nuk ka arritur t’i identifikojë.

Së bashku me shqiptarin ata rrahën për vdekje në vitin 2012 biznesmenin dhe njëherësh presidenti i atëhershëm i Federatës së Organizatave të Biznesit së Gironas (FOEG). Në sulmin e dhunshëm që solli vdekjen e biznesmenit, autorët rrahën edhe gruan e Comasit. Ngjarja e rëndë ndodhi 18 nëntorin e vitit 2012, kur grabitësit hynë në shtëpinë e Comasit në Platja d’Aro (Girona). Në vitin 2019, prokuroria ngriti procedimin për veprën penale të vrasjes për mungesë provash dhe arriti në përfundimin se 13 personat e tjerë nuk u arritën të identifikohen, ndërsa vlerësoi indikacionet për gjykimin e vetëm tre të dyshuarve për këtë krim.

Mirëpo, dy prej tyre u shpallën të pafajshëm një vit më parë për mungesë provash dhe vetëm njëri prej tyre, shqiptari Ahmed Kurti ndodhet në paraburgim që nga fundi i janarit.

Si ndodhi grabitja dhe vrasja e biznesmenit

Ishin kamerat e Platja d’Aro përmes të cilave u identifikua shqiptari Ahmed Kurti për krimin që u krye atë natë të vitit 2012. Kamerat kishin filmuar një Audi S3 që ai kishte vjedhur tre ditë më parë në Sant Cugat del Vallès (Barcelona) me qëllim që ta përdorte për të grabitur shtëpinë e Comasit dhe të largohej më pas, shkruajnë mediat spanjolle.

Ai shkoi në shtëpinë e biznesmenit rreth orës 10 të mbrëmjes edhe pse e dinte se njerëzit do të ishin zgjuar dhe se do të ishte e nevojshme përdorimi i forcës fizike.

Në këtë mënyrë, ai veproi “sipas një plani të mirëmenduar më parë, duke monitoruar zonën si dhe tre personat e tjerë hynë në një dritare emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Pas sulmit të dhunshëm, rreth orës 11 të mbrëmjes, kamerat filmuan një Audi në drejtim të Barcelonës duke ecur me shpejtësi.

Pasi u autorët u kapën, në makinën e tyre u gjetën kuti të vogla me bizhuteri të vjedhura nga shtëpia e Comas, një cigare të pakonsumuar dhe një dorezë të zezë, nga të cilat u morën e edhe gjurmët e ADN-së që i përkisnin shqiptarit Ahmed Kurti. Prokuroria ka kërkuar ndaj shqiptarit 15 vjet burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE PLANIFIKUAR NJË GODITJE E MADHE"/ Ilir Meta zbulon prapaskenat e shtyrjes së zgjedhjeve lokale: Do të ishte një ditë e zezë...
Previous article PAMJET/ Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun më modern rus me vlerë 4 milionë paund

s.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT