Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka falënderuar anëtarët e OKB-së për zgjedhjen e vendit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke zëvendësuar Rusinë, e cila u pezullua nga ky organ që në prill për pushtimin e Ukrainës.0x0
Lipavsky shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë ndaj Republikës Çeke teksa tha se vendi i tij do të fillojë menjëherë punën, si pjesë e sesionit të së enjtes mbi abuzimet e të drejtave të njeriut të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm vuri në dukje gjithashtu se të drejtat e njeriut mbeten një prioritet si për partinë e tij ashtu edhe për qeverinë çeke, e cila tha se po i kthehet trashëgimisë së Vaclav Havel.
“Ne i përkasim Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Rusia jo” i tha ai shërbimit çek të lajmeve Novinky.cz
Republika Çeke do të shërbejë pjesën e mbetur të mandatit 3-vjeçar të Rusisë në këshill.


