Ka nisur sot në mesditë Konferenca e Kryetarëve e mbledhur për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri. E para që ka folur nga opozita ka qenë Flutura Açka e cila tha se dyshon se maxhoranca e ka zgjedhur emrin e presidentit dhe se konsultimet me opozitën sipas saj janë fasadë.
Ajo deklaroi se mazhoranca e ka zgjedhur Presidentin, i cili sipas saj është ndonjë person që i ka shërbyer komunizmit ose ndonjë lëpirës dore, sic e konsideroi ajo.
“Kështu që ky si proces ndoshta pa dashje, jo me dëshirën e keqe u bë disi pjesë. Unë e shikoj që huqi nuk ka për t’ju lënë të negocioni me ne. Unë kam bindjen që ju e keni zgjedhur presidentin dhe ne jemi buzëkuqi juaj që të dukeni të bukur para Evropës. Unë jam e bindur që ju e keni zgjedhur presidentin për mos thënë dhe emra. Ju nuk keni kriter të tretë, ose bijën o se birin e një komunisti që i ka shërbyer asaj kohe, ose ndonjë lëpirës dore”, u shpreh Acka.
Açka solli në vëmendje edhe zgjedhjen e presidentit aktual, duke thënë se mazhoranca duhet të kërkonte falje.
“Më kujtohet mirë mënyra si u zgjodh ai, ka qenë një zgjatje dore e kryetarit tuaj. Ne na ka lënë shije të keqe mënyrën si është zgjedhur. Unë e ndoqa mënyrën tuaj të zgjedhjes, por unë kam drojet e mia dhe frikrat e mia në këtë pikë. Çfarë ka ndodhur, e shatë, hëngrët ngjala, e lëvduat dhe tani do ti bëni funeralin politik. Ju duhet të kishit kërkuar ndjesë shqiptarëve për mënyrën si e zgjidhët presidentin aktual”, tha deputetja.


