• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Berisha kërkon Komision Hetimor për dëshminë e Arjan Ndojës: Kishte gisht Edi Rama pas atij atentati?
Home
Politikë

KUVEND/ Berisha kërkon Komision Hetimor për dëshminë e Arjan Ndojës: Kishte gisht Edi Rama pas atij atentati?

9 May, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament këtë të hënë ka kërkuar një komision hetimor parlamentar për deklaratën publike të prokurorit të shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja që sipas liderit historik të demokratëve ka thënë që ka regjistruar kreun e qeverisë me banditë.

Berisha tha se pasi Ndojës i është bërë atentat, Rama e ka sulmuar atë në mënyrë të çuditshme. Prandaj ai thotë se duhet hetim për të hedhur dritë nëse Rama fshihet pas atentatit apo se çfarë fshihet pas tabulateve të denoncuara nga Ndoja.

“Kërkoj një komision hetimor parlamentar për dëshminë publike të prokurorit Arjan Ndoja që thotë se e kam të regjistruar kryeministrin duke komunikuar me banda dhe banditë. Mbi Arjan Ndojën u shkrehën bateri kallashnikovi. Nuk jam kurrë që të vriten njerëz, por kur ai ishte në breshëri, Rama në mënyrë të çuditshme lëshonte breshëri kundër tij. Vetëm sa nuk thoshte: medet që shpëtove, sa keq që shpëtove. Pra kishte gisht Edi Rama pas atij atentati? Kjo do hetim. Çfarë ka në tabulatet që denoncon prokurori Ndoja me guxim? Kjo do hetim dhe nuk e mbron dot njeri Edi Ramën nga këto. Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën dhe ministrat e tij. Telefoni i famshëm “BQ” është në analizë. Po analizon cili është i këtij dhe cili i atij. Po zbardhen mesazhet e tyre”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Spiropali i përgjigjet ashpër Berishës: Sali nuk ke faj që flet për prokurorë dhe vrasje, pasi SPAK nuk i dëgjon ulërimat...
Previous article PO VJEN VERA/ 15+ modele për thonjtë që do t’u bëni menjëherë screenshot

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT