Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u ka thënë ushtarëve të tij se ata “po luftojnë për të njëjtën gjë që bënë baballarët dhe gjyshërit e tyre”. The Guardian raporton se ai përdori fjalimin e tij të Ditës së Fitores për të lidhur luftën në Ukrainë me kujtimin e Luftës së Dytë Botërore dhe për të justifikuar pushtimin e tij.
Përpara fjalimit, zyrtarët e huaj kishin thënë se Putini mund ta përdorte atë për të nisur një mobilizim të plotë të trupave ruse ose për të shpallur zyrtarisht luftë në Ukrainë.
Ai sugjeroi se Rusia ishte “detyruar” në luftë nga NATO dhe u zotua të sigurojë ndihmë për familjet e ushtarëve që kishin vdekur në atë që Kremlini po e quan “operacion special”.
Duke folur e 77-të vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste, presidenti rus nisi një mbrojtje të luftës së tij në Ukrainë, duke u kthyer nga njohja e “brezit më të madh” të Rusisë në një përshkrim se si besohej se Ukraina po armatosej nga perëndimi.


